Intervista me dr.Eljesa Ajdini per dobite e agjerimit ne aspektin mjeksor!

29.03.2022

Intervista me dr.Eljesa Ajdini per dobite e agjerimit ne aspektin mjeksor!


Intervista me dr.Eljesa Ajdini per dobite e agjerimit ne aspektin mjeksor!

www.kbi-bujanoc.com

1.Pyetje:E nderuar z.Eljesa a mund të na filsni pak për shkollimin tuaj, ku e keni përfunduar dhe për angazhimin tuaj aktual?

Dr.Eljesa: Përshëndetje! Ju faleminderit për ftesën. Unë jam Eljesa Ajdini. Vij nga fshati Tërnoc i Madh, fshat në të cilin edhe unë jetoj. Me profesion jam mjeke e përgjithshme. Fakultetin e kam mbaruar në Shqipëri, në universitetin shtetëror të Tiranës.

Momentalisht punoj si mjeke e përgjithshme në repartin e të rriturve dhe në Covid në ambulancën e shëndetit në Bujanoc.

2. Pyetje: Për të kaluar tek agjërimi si pjesë që i takon besimit dhe adhurimit ndaj All-llahut, na intereson të dimë nga aspekti mjeksor si ndikon agjërimi në trupin e shëndetit të njeriut?

Dr.Eljesa: Së pari shprehi rastin të ju uroj të gjithë besimtarëve muajin e shenjtë të Ramazanit dhe lusim Allahun që ta kalojmë një agjërim sa më të lehtë, të mirë dhe të pranuar tek Allahu.

Shumë shkenctarë botëror duke studiuar agjërimin erdhën në konkludim që ky muaj ndikon jo vetëm në sferën shpirtërore por ka ndikim të madh edhe në sferën fizike apo në shëndetin e njeriut.

E gjithë puna e organizimit të njeriut ndryshon gjatë agjërimit. Efekti më i madh dhe kryesor është detoksifimi që arrihet përmes agjërimit. Zemra e agjëruesit rrah përafërsisht 10 herë më pak në min. gjatë ditës. Niveli i yndyrnave i cili shkakton një problem të madh përmes bllokimit të enëve të gjakut. Në këtë muaj arrihet një kontroll më i mirë se sa në 11 muajt tjerë të vitit, normalisht duke u kujdesur edhe për një regjim ushqimi që do ta përmendim më poshtë.

Truri rifreskohet duke lituar  substancë toksike e që arrin në organizëm një eufori, gëzim, e kjo kur bashkohet me namazin bëhet edhe më e fortë.

3. Pyetje: Cilat janë shprehitë apo dukuritë e pazakonta ( të ushqyerit , pirjes) të cilët qytetarët i veprojnë gjatë agjërimit?

Dr. Eljesa: Ushqimi është roli kyç për një agjërim të shëndetshëm , të begatë dhe jo të mundimshëm. Dukuritë e pazakonta të të ushqyerit dhe pirjes e bëjnë agjërimin problemtaik për shëndetin e njeriut siç është tek disa njerëz ushqimi i tepruar në iftar apo syfyr, abuzimi me ushqime të rënda yndyrore dhe konsumimi i tepruar i duhanit pas iftarit deri në syfyr.

 

4. Pyetje: Çfarë sygjeroni të konsumohet më shumë gjatë muajit të Ramazanit, qoftë në iftar apo syfyr (duke filluar nga ushqimet që shumica e familjeve mund t’i siguroj?

Dr. Eljesa: Të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit është me rëndësi të veçantë  pasi kemi të bëjmë më shumë orë abstenimi nga ushqimet dhe pijet. Disa këshilla të përgjithshme: ushqime me përmbajtje të mjaftueshme karbohidratesh , të shoqëruara me sa më shumë fibra dhe ujë. Ushqimet e tilla janë: tërshëra , elbi , thekra, buka e zezë, bizelet , fasulet, patatet , frutat e freskëta dhe të thata , si hurmat e Arabisë.

 

5. Pyetje; A mund të përmblidhni në pika të shkurtëra apo me dy tre këshilla që ju do i preferonit të zbatoheshin si shprehi gjatë Ramazanit dhe cili është mesazhi juaj si mjeke drejtuar qytetarëve apo besimtarëve që agjërojnë?

Dr Eljesa: Mesazhi im drejtuar qytetarëve apo agjëruesve është që ti shmangen rrezeve të diellit sidomos moshat e treta , punëtorët fizik të cilët janë agjërues mundësisht të angazhohen me punë më të lehta apo të praktikohet vetëm gjysëm dite pune fizike siç kam dëgjuar nga disa kompani.

Gjumi të jetë i rregulltë, të mos abuzohet duke qëndruar deri në kohën e syfyrit dhe pastaj duke e kaluar ditën në gjumë.

Po këshillojmë pësëri që të mos abuzohet me ushqim në iftar apo syfyr.

6. Pyetje: z. Eljesa kemi dëgjuar se ju aplikoni edhe Hixhamen duke u nisur nga rëndësia që ka për nga aspekti fetar, si shihet nga aspekti mjeksor , sa kanë informacion të tjerët , cilët janë dobitë e saj, dhe a ka interesim të qytetarëve në aplikimin e Hixhames?

Dr. Eljesa; Rekomandimi dhe hadithet e Pejgamberit a.s i dijnë shumica e njerëzve por mjafton të përmendim njē hadith ku i Derguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: ky (hixhami) është ilac për cdo semundje. Mirepo duke qenë se jemi mjek me profesion unë dhe bashkëshorti , që të dy e praktikojmë hixhamen , unë për gjininë femërore dhe bashkëshorti për gjininë mashkullore.

Duhet të jemi të qartë se ka shumë sëmundje që duhet të merret mejkësia me të , sic është pjesa kirurgjikale , pjesa e kimioterapisë apo e radioterapisë.

Ana mjekësore natyrisht se e njeh dhe e pranon hixhamen dhe terapinë me kupa dhe për këtë e kemi si argument raportin e publikuar në video në vitin 2012 në Australi , Kinë dhe Amerikë në vitin 2015 Journal of traditional end coplimentary medicine, të cilët konfirmuan se hixhamja ndikon në pozitivitet të menaxhimit të dhimbjes por edhe në benefite të shumta mjekësore sic janë: ankthi, sëmundjet reumatizmale , problemet me lëkurën, nxit rritjen e imunitetit.

Sa i përket interesimit ka njerëz shumë të interesuar sidomos nga Lugina e Preshevës , Maqedonia , Kosova e Shqipëria, nga mërgimtarët , por kemi edhe pacienta të nacionalitetit serb, turk, zvicerian .

  • Ju faleminderit për kohën e ndarë dhe marrjen pjesë në këtë intervistë e nderuaradr. Eljesa.
  • Shume faleminderit per intervisten , shpresoj te jete informacion i vyeshem per njerezt. Ju uroj suksese ne punen tuaj.
  • KBI - Bujanoc

1833 Shikime