10.03.2015
Namazi kaza, të bëhet apo të mos bëhet?!
Musa Vila “Tregon Ebu Hurejra se vërtet Resulullahun a.s., duke u kthyer natën nga beteja e Hajberit, nga lodhja e kishte kapluar kotja, Ai u stacionua në një vend për pushim. I tha Bilalit: “Na bëj kujdestari (për të na zgjuar për namazin e sabahut). Bilali u fal gjatë natës aq sa dëshiroi. Resulullahu a.s., kishte fjetur me shokët e tij. Kur u afrua mëngjesi, Bilali ishte mbështetur në devenë e tij në drejtim të lindjes së mëngjesit. Bilalin e kishte kapluar gjumi ashtu mbështetur në devenë e tij. As Resulullahu e as shokët e tij nuk u zgjuan derisa i zgjoi dielli.