18.08.2015

Hadithi

Largimi i fatkeqësive të dunjasë

Largimi i fatkeqësive të dunjasë

Ibni Abbasi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. i largon dhe ndalon edhe fatkeqësitë nga ummeti im për shkak të atij që falet, nga ai që nuk falet. Sikur të gjithë ta lënë namazin, atëherë Allahu xh.sh. as që do t’i shikonte.

24.03.2015

Hadithi

Besimtari për shkak të fitneve do të ikë në male

Besimtari për shkak të fitneve do të ikë në male

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka paralajmëruar se: “Shumë shpejt do të vijë koha kur pasuria më e madhe e muslimanit do të jenë delet me të cilat ai do të ik në male dhe kodra duke u fshehur, si besimtar, nga fitnet.” (Buhariu, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe, dhe Ahmedi – Sahih).

22.03.2015

Hadithi

Si sillej i Dërguari i Allahut s.a.v.s ndaj personave me nevoja të veçanta?

Si sillej i Dërguari i Allahut s.a.v.s ndaj personave me nevoja të veçanta?

Një numër i madh i njerëzve kanë folur për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s nga perspektiva të ndryshme. Disa e përshkruajnë si luftëtarë, bashkëshort ideal, udhëheqës i drejtë, ndërsa ka edhe prej atyre që e përshkruajnë në aspektin negativ. Në këtë tekst të shkurtër dëshiroj që në mënyrë shumë unike të sqaroj se sa i rëndësishëm është i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për mua dhe muslimanët tjerë me nevoja të veçanta.

12.03.2015

Hadithi

“Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm!”

“Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm!”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka paralajmëruar se: Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm. “Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut , cila është kjo sëmundje e popujve të mëparshëm?, ndërsa ai u përgjigj: “Shthurja, arroganca, mendjemadhësia, preokupimi me dunjanë, urrejtja mes njëri – tjetrit dhe zilia, derisa të sundojë dhuna.”(El-Hakim i Et-Taberani u El-Mu’džemu-l-evsatu – hadithi është sahih)

23.02.2015

Hadithi

Fuqia e vërtetë është fuqia e zemrës

Fuqia e vërtetë është fuqia e zemrës

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhis ue selem, ka thënë: “Allahu nuk shikon pamjet tuaja, por zemrat dhe veprat tuaja.”

13.11.2014

Hadithi

Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen!

Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen!

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen për shkak të një të keqeje që e ka goditur! E nëse ai duhet që medeomos ta bëjë këtë, atëherë le të lutet duke thënë: O Zot, më jep jetë nëse jeta është e mirë për mua dhe ma merr jetën, nëse vdekja është më e mirë për mua.”[1]