20.01.2023
03.05.2015
Bereqeti i Zotit është në punimin e Tokës
Jemi dëshmitarë se sot është lënë pas dore bujqësia, ndërsa kolosët tanë të dijes na tregojnë për këtë mirësi dhe nevojën e njeriut në relacion me natyrën e cila është vazhdimësi e jetës sonë. Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqeheni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk, 15).
23.09.2014
Sureja Asr – një këshillë e shkurtër kuranore
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Pasha kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurt. 3. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që porositen njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. Ka zbritur në Mekë dhe përbëhet nga tri ajete. Kjo sure, edhe pse e shkurtër, përmbledh pothuajse të gjitha këshillat që ndodhen në suret e tjera të Kur’anit. Në të shpjegohet se të gjithë njerëzit janë në humbje dhe se lumturia dhe shpëtimi mund të fitohet vetëm duke përqafuar besimin, duke bërë punë të mira e të dobishme e duke këshilluar njëri-tjetrin në të drejtë dhe në durim. Imam Shafiu thotë: “Edhe sikur të mos kishte zbritur sure tjetër prej Kur’anit përveç saj, ajo do të mjaftonte për t’i dërguar njerëzit drejt lumturisë së kësaj bote dhe të botës së përtejme…” (Ibn Kethir, Tefsir, IV, 547.)
21.09.2014
Teologët e traditës dhe interpretimi bashkëkohor i Kur’anit
Profeti Muhamed a.s. është interpretuesi i parë i Kuranit dhe njëkohësisht burimi dhe esenca e tij, konkretizuar me një literaturë të gjerë që njihet me emrin “Hadith”. Pastaj e kanë vazhduar rrugën e shpjegimit shokët e tij të nderuar dhe dijetarët myslimanë që ndoqën rrugën e tyre. Në këtë mënyrë iu hap rruga e interpretimit të Kuranit, e cila u quajt metoda tradicionale, të cilën e sollën në vendin tonë teologët shqiptarë të arsimuar në Arabi e Turqi.
02.09.2014
Komenti i Ibn Abasit r.a për havarixhët dhe raportit të tyre ndaj Kuranit
Dijetari i njohur Tavusi, r.h transmeton se kur ibn Abasit iu përmendën havarixhët dhe raporti apo sjellja e tyre ndaj Kuranit, ai tha:
13.05.2014
Roli i njeriut sipas Kuranit
Mëkëmbës i Zotit dhe mbajtës i besës me Të Njeriut i është bërë vend në tokë për të përfaqësuar Zotin, për të qenë mëkëmbës i Tij. Ky është dhe qëllimi i krijimit të njerëzimit. Ky mëkëmbës u vu në rolin e kujdestarit, e si pasojë mban përgjegjësi për ndryshimet në tokë dhe për shfrytëzimin e burimeve të saj, gjë që i këkorhet ta bëjë me drejtësi për veten dhe të gjithë njerëzimin (Kamali, 2003). Ndërsa natyra është vendi i testimit për njeriun, ky i fundit është udhëzuar të lexojë shenjat e saj për të kuptuar Zotin. Për këtë arsye dhe për të përmbushur misionin e tyre si mëkëmbës të Zotit, muslimanët zhvilluan shkencat e natyrës.
27.04.2014
Teologjia morale në Kur’an (pjesa e parë)
Që prej njeriut të parë, Ademit a.s., gjatë tërë historisë, e deri më sot njëra nga pyetjet kryesore me të cilat gjinia njerëzore ndeshet është morali. Shumë popuj në histori janë shkatërruar pikërisht për shkak të (a)moralit e jo për shkak të varfërisë apo paditurisë. Për këtë shkak gjithë pejgamberët kanë pasur për detyrë përmirësimin e moralit të njerëzve.
22.04.2014
Sure El Kehf
Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem: "Kushdo që e lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do t'i jepet një dritë që do të ndriçojë prej tij, nga ajo e xhuma deri në tjetrën." [Shënojnë Hakimi, 2/399, Bejhekiu, 3/249)
20.04.2014
Qytetaria myslimane dhe kërkesat Kuranore
Betohem për këtë qytet, në të cilin ti je i lirë (o Muhamed), dhe për atë që lind e për atë që është i lindur, se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi! A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi të? Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!” Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush? A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, edhe gjuhë, edhe dy buzë, dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët? Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? Ajo është të lirosh një skllav, ose të ushqesh në një ditë zie jetimin e afërm, ose të varfrin e mjerë. Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe këshillojnë për mëshirë. Këta janë njerëzit e krahut të djathtë. Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë. Mbi ata do të jetë një zjarr pa dalje.
15.04.2014
Koncepti i taklidit në Kur’anin Fisnik
Në Kur’an përmenden parimet udhëzuese të taklidit.[1] Ajeti i parë është: ”O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju…” (Kur’an, En-Nisa: 59)