Dobitë e urisë vullnetare dhe të këqijat e ngopjes

28.03.2022

Dobitë e urisë vullnetare dhe të këqijat e ngopjes


Dobitë e urisë vullnetare dhe të këqijat e ngopjes

www.kbi-bujanoc.com

Njē ekspoze e dobive tē urisē dhe tē kēqijave tē ngopjes

 

I Dērguari i Zotit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) ka thēnē: “Luftojini vetet tuaja nēpērmjet urisē dhe ejtjes, pasi kjo sjell shpērblim…”[1]

Tani, ti mund tē pyesēsh: “Ky virtyt i madh qē i bashkangjitet urisē: nga cila gjē buron, dhe çfarē arsyeje ka? Pasi uria nuk konsiston nē asgjē tjetēr pērveç se tē lēnduarit e stomakut dhe tē duruarit e vuajtjeve, dhe nēse ka shpērblim nē gjēra tē tilla, atēherē njeriu duhet tē shpērblehet bujarisht pēr çdo lēndim qē ai pēson, pērfshirē goditjet qē ai drejton kundēr vetvetes, prerjen e mishit tē tij, gēlltitjen e objekteve tē neveritshme, dhe veprime tē ngjashme.” Mirēpo, ti duhet ta dish se fjalē tē tilla i pērngjajnē deklarimit tē njē njeriu i cili merr barna dhe pērfiton nga to, dhe i cili, teksa deklaron se dobia e tyre buron nga tē qenit e tyre tē pakēndshme e tyre dhe nga shija e tyre e hidhur, atēherē zē e gēlltit gjithçka qē ka shije tē pakēndēshme. Kjo ēshtē njē sjellje e gabuar, pasi dobia shtrihet nē njē cilēsi tē veçantē qē ēshtē e pranishme tek barnat, dhe jo nē shijen e tyre tē hidhur. Pikērisht sikurse vetēm mjekēt janē tē ndērgjegjshēm pēr kētē cilēsi, kēshtu, edhe arsyeja pēr natyrēn dobiprurēse tē urisē ēshtē e ditur vetēm nga dijetarēt e mēdhenj. Cilido qē e shtyn veten qē tē ketē uri, mbasi ka besuar tekstet e shpallura qē lēvdojnē urinē, duhet detyrimisht tē nxjerrē dobi, madje edhe nēse ai nuk e di pērse ajo ēshtē dobiprurēse, nē po tē njējtēn mēnyrē tē njē njeriu i cili merr barna, dhe ai pērfiton pa iu thēnē atij se si kēto i sjellin dobi atij. Por pavarēsisht nga kjo, ne kemi pēr ta sqaruar kētē çēshtje pēr t’iu bērē dobiatyre qē dēshirojnē tē ngrihen nga niveli i besimit nē atē tē diturisē, pasi Zoti ka thēnē: Zoti ka pēr t’i lartēsuar ata qē besojnē nē gjirin tuaj, dhe ata qē kanē dije, nē gradē tē larta[2]

 

Uria ka dhjetē pērfitime:

 

[1] E para nga kēto ēshtē dēlirēsimi i zemrēs, ndriçimi i disponimit natyror dhe mprehja e shquarsisē shpirtērore (basiratē njeriut.[3]  Sepse ngopja i jep jetē budallallēkut dhe verbērisē nē zemēr, dhe shton avujt e trurit qē prodhojnē njē trajtē tē dehjes, ashtu qē burimet e mendimit ndrydhen dhe zemrēs i duket njē gjē e rēndē qē tē mendojē dhe tē perceptojē gjērat me ndonjē farē shpejtēsie. Njē fēmijē, kur ha tej mase, bēhet i pazoti pēr tē ruajtur gjērat nē kujtesē, dhe mendja e tij korruptohet aq sa ai bēhet i squllēt dhe i mefshtē.

Ka thēnē Ebu Sulejman el-Daraniu: “Bējeni veten tē ketē uri, pasi kjo e ul  nefsinzbut zemrēn, dhe prodhon dituri qiellore.”

Dhe [Profeti] (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) ka thēnē: “Jepnu jetē zemrave tuaja duke qeshur rrallē, dhe dēlirēsojini ato me uri, pasi ato do tē bēhen tē kthjellēta dhe tē buta”.[4]

Dhe thuhet: “Uria ēshtē si vetētimē, kēnaqja me fatin tēnd ēshtē si njē re, dhe urtēsia ēshtē si shiu”.

Dhe Profeti ka thēnē (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē): “Kur njē njeri e bēn barkun e tij qē tē ketē uri, ai e bēn mendjen e tij qē tē mendoj fuqishēm dhe zemrēn e tij qē t’i rritet mprehtēsia”.[5]

Ka thēnē Ibn Abasi: “Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi tē) njēherē tha: “Cilido qē e mbush barkun plot dhe mandej e zē gjumi, atij zemra ka pēr t’iu bērē mē e ngurtē”. Paskētaj ai deklaroi: “Ka njē zekat pēr gjithçka, dhe zekati i stomakut ēshtē uria”.”[6]

Ka thēnē el-Shibliu: “Kurrē nuk kam patur uri pēr njē ditē tē vetme pa vrojtuar nē zemrēn time njē portē tē hapur tē urtēsisē dhe njē aftēsi pēr tē qortuar veten, tē cilēn kurrē mē parē nuk e kisha vērejtur.”

Ēshtē e qartē se  qēllimi qē kanē aktet e adhurimit ēshtē njē arsyetim [fikr] i cili e shpie njeriun drejt gnozēs [ma’rife] dhe njē percetim i brendshēm nē thellēsinē e realiteteve tē Zotit [el-istibsar bi-haka’ik el-hakk]. Ngopja e pērjashton njē gjē tē tillē, ndērkohē qē uria e hap katērsh portēn e saj. Gnoza ēshtē njē nga portat e Qiellit, dhe ēshtē mēse e drejtē qē uria e vazhdueshme duhet tē pērbējē njē trokitje nē njērēn prej kētyre portave. Ishte pikērisht pēr kētē arsye qē Llukmani i tha tē birit tē tij: O biri im! Kur stomaku ēshtē plot, atēherē intelektin e kaplon gjumi, urtēsia bie nē heshtje dhe pjesēt e trupit janē tejet tē plogēshta pēr tē kryer çdo akt adhurimi.”

Ka thēnē Ebu Jazid el-Bistamiu: “Uria ēshtē njē re; sa herē qē njē rob ēshtē i uritur, zemra e tij derdh urtēsinē si shi.”

Ka thēnē Profeti (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē): “Drita e urtēsisē vjen nga uria, ndērkohē qē largēsia nga Zoti (i Madhēruar dhe i Lēvduar qoftē Ai) vjen nga ngopja, dhe afērsia me Atē vjen nga dashuria pēr skamnorēt dhe tē qēndruarit afēr atyre. Pēr pasojē, mos hani kurrē deri nē ngimje, pasi nēpērmjet kēsaj ju do tē shuani dritēn e urtēsisē qē ēshtē nē zemrat tuaja. Njeriu i cili e kalon natēn e tij duke u lutur, mbasi ka ngrēnē lehtē, ēshtē i rrethuar gjithē natēn nga Hurijet derisa tē zbardhē drita.”[7]

 

[2] Dobia e dytē ēshtē njē butēsi dhe dēlirēsi e zemrēs, me anē tē sē cilēs ajo pērgatitet qē tē pērftojē kēnaqēsinē e ligjērimit intim me Zotin dhe qē tē preket nga pērkujtimi i Tij. Sa e sa akte pērkujtimi ekzistojnē tē cilat bēhen me gjuhē dhe me njē zemēr tē vēmendshme, ndērkohē qē zemra megjithatē dēshton tē gjejē ndonjē kēnaqēsi nē tē dhe nuk preket prej saj, deri nē atē masē saqē a thua se ekziston njē perde qē ēshtē e pērbērē nga ngurtēsia e zemrēs! Mirēpo, kur ajo zbutet nē sajē tē rrethanave tē caktuara, ajo ka pēr tē qenē e prekur nē mēnyrēn mē tē fuqishme nga pērkujtimi dhe ka pēr tē marrē kēnaqēsi tē madhe nē tē kuvenduarit me Atē. Zakonisht, arsyeja pēr kētē ēshtē njē stomak bosh.

Ka thēnē Ebu Sulejman el-Daraniu: “Adhurimi ēshtē mē i ēmbēl pēr mua kur barku im kapet fort mbas shpinēs sime”.

Ka thēnē el-Xhunejdi: “A mund tē vendosē njē njeri njē masē ushqimi ndērmjet tij dhe kraharorit tē tij, dhe akoma tē shpresojē tē gjejē ēmbēlsinē e kuvendimit intim me Zotin?”

Ka thēnē Ebu Sulejmani: “Kur zemra ēshtē e uritur dhe e etur, ajo bēhet mē e kthjellēt dhe mē e butē, ndērkohē qē kur ēshtē e nginjur, ajo bēhet e verbēr dhe e ashpēr.”

Kēsodore, influenca e ushtruar mbi zemrēn nga kēnaqēsia e kuvendimit intim [munaxhat] lehtēson mendimin dhe pērftimin e gnozēs, duke ofruar rrjedhimisht njē dobi tē dytē.

[3] Dobia e tretē shtrihet nē pēruljen dhe poshtērimin, si dhe nē heqjen e ngazēllimit, argētimit dhe shkapērderdhjes, tē cilat pērbējnē zanafillēn e kryeneçēsisē dhe pavēmendshmērisē ndaj Zotit (i Lartēsuar ēshtē Ai). Sepse vetja (nefsi) nuk pērulet dhe poshtērohet nga asgjē tjetēr mē efikase se sa uria, e cila, kur mbizotēron, e bēn atē t’i japē patrazuar besēn Zotit tē saj dhe frikēsohet nga Ai, dhe tē jetē e vetēdijshme pēr pafuqishmērinē dhe poshtērimin e saj kur ajo dobēsohet dhe bēhet e dēshpēruar pēr kafshatēn e bukēs qē i mungon, ashtu qē e gjithē bota e paraqitet e errēt njē njeriu pēr shkak se njē pirje uji nuk erdhi kur ai e dēshiroi atē. Sepse pēr sa kohē qē ai dēshton tē shohē poshtērsinē dhe pafuqishmērinē e vetvetes sē tij, ai ka pēr tē qenē i pazoti pēr tē parē lavdinē dhe fuqinē e Zotit tē tij: lumturia e tij shpētimtare, pra, shtrihet nē tē parit e vetes pērherē si e ulēt dhe e pafuqishme, dhe nē tē parit e Zotit tē tij si  i Lēvduar, i Fuqishēm dhe i Pushtetshēm. Le tē jetē ai, pra, i uritur pareshtur, i shtrēnguar qē tē kthehet tek Zoti i tij nē mēnyrē tē tillē qē ai tē dēshmojē shtrēngimin e tij nēpērmjet pērvojēs [dheuk]. Pēr kētē arsye, kur Profetit (paqja dhe mēshira e Allahut qofshin mbi atē) iu ofruan bota dhe tē gjitha thesaret e saj, ai tha: “Jo! Unē mē mirē do tē vuaja urie njē ditē po e njē ditē jo, kēshtu qē kur tē kem uri, unē mund tē kem qēndresē tē duruar, dhe kur ta mbush barkun unē tē kem mirēnjohje” (ose siç ka thēnē ai).[8] Sepse nepsi pēr ushqimin dhe dēshira pēr femra pērbējnē njērēn nga portat e Ferrit, dhe zēnē fill tek ngopja. Pērkundrazi, poshtērimi dhe pērulēsia janē njēra nga portat e Parajsēs, dhe zēnē fill tek uria. Cilido qē mbyll njērēn nga portat e Ferrit ka hapur detyrimisht nēpērmjet kēsaj njērēn nga portat e Parajsēs, meqenēse ato kundērshtojnē njēra tjetrēn, njēlloj si lindja dhe perēndimi: afērsia me njērēn ēshtē largēsi nga tjetra.

 

[4] Dobia e katērt ēshtē se njē njeri kurrē nuk shkon deri aty sa tē harrojē sprovat dhe mundimet e Zotit, apo ata qē kaplohen prej tyre. Sepse njeriu i ngopur ēshtē i prirur t’i harrojē ata njerēz qē janē tē uritur, dhe tē harrojē edhe vetē urinē. Robi inteligjent nuk sheh kurrē njē fatkeqēsi pa pērkujtuar fatkeqēsitē e Jetēs sē Amshuar: kur ka etje, ai pērkujton etjen nga e cila njerēzit do tē vuajnē nē rrafshinat e gjera tē Ditēs sē Kijametit, dhe kur ka uri, ai sjell nē kujtesē urinē e njerēzisē sē Ferrit, e cila ēshtē kaq e skajshme saqē ata kanē pēr tē dēshiruar qē tē hanē edhe fruta me gjemba, dhe frytin e pemēs sē Zekumit, dhe tē pinē ghassak-un dhe plumbin e shkrirē. Njē rob nuk duhet ta harrojē kurrē dēnimin, mundimet dhe gjēmat[9] e Jetēs sē Amshuar, sepse janē pikērisht kēto qē zgjojnē frikēn: cilido qē nuk ēshtē nē njē gjendje pērulēsie, sēmundjeje, varfēria dhe fatkeqēsie, ai ka pēr ta harruar Jetēn e Amshuar, e cila rrjedhimisht ka pēr tē dēshtuar pēr tē qenē e dukshme nē vetveten e tij apo dominuese nē zemrēn e tij. Pikērisht pēr kētē arsye robi duhet tē pēsojē njē sprovē, apo tē dēshmojē sprovēn e tē tjerēve – dhe gjēja mē e pērshtatshme me tē cilēn ai duhet tē vihet nē sprovē ēshtē uria. Sepse krahas tē pērkujtuarit tē thjeshtē tē mundimit tē Jetēs sē Amshuar, ajo pērmban njē mori tē madhe pērfitimesh tē tjera; e cila ēshtē njēra arsye pērse Profetēt dhe Evlijatē ishin veçanērisht tē kapluar nga sprovat, ku mē tē mirēt nē gjirin e tyre kanē qenē ata qē kanē vuajtur mē tepēr nga tē gjithē.[10] Pēr rrjedhojē, kur Jusufi (paqja qoftē mbi atē) u pyet: “Pērse vuan urie, kur ti nē duart e tua ke depot e tokēs?” ai u pērgjigj: “Kam frikē se unē mund ta mbush barkun plot, dhe kēsisoj harroj tē uriturit”. Tē sjellēsh nē kujtesē ata qē janē tē uritur dhe nevojtarē ēshtē, pra, njēra nga dobitē e urisē, meqenēse kjo gjendje ka pēr tē tē shpēnē nē dhembshuri, ushqyerje tē tē uriturve, dhe bamirēsi karshi krijesave tē Zotit; nē kundērdallim, njeriu i cili ēshtē i nginjur, ēshtē i shkujdesur ndaj atyre qē kanē uri.

 

[5] Dobia e pestē dhe mē e madhe shtrihet nē thyerjen e tē gjitha dēshirave tē tua pēr mēkatin, dhe nē arritjen e kontrollit mbi veten e cila urdhēron tē keqen. Sepse tē gjitha gjynahet zēnē fill nē dēshirat dhe fuqitē e njeriut, lēnda e parē e tē cilave nē çdo rast ēshtē ushqimi: kur njeriu ha mē pak, çdonjēra nga dēshirat dhe fuqitē e tij kanē pēr t’u molisur. Lumturia shpētimtare [se’ade] e njeriut konsiston fund e krye nē kontrollin qē ai zotēron mbi vetveten e tij, ndērkohē qē mallkimi dhe mjerimi rezultojnē kur vetvetja e tij e kontrollon atē. Pikērisht sikurse ti nuk mund t’i vēsh frerē njē kafshe shale kryeneçe pa e dobēsuar atē nēpērmjet [mungesēs sē] ushqimit, pasi kur ajo e mbush barkun plot bēhet e fortē, kokēfortē dhe sfiduese, kēshtu ndodh me vetveten.

Pyetēn njēherē dikē: “Pērse ti pavarēsisht moshēs tēnde tē thyer nuk kujdesesh pēr trupin tēnd, i cili ēshtē bērē i rrēnuar?” Ai iu pērgjigj: “Pēr shkak se ai bēhet me shpejtēsi i harbuar dhe i ngazēllyer: trembem se ai mund tē turret rrufeshēm dhe mē rrēzon pērdhe. Parapēlqej mē mirē ta detyroj atē tē kryejē veprime tē vēshtira se sa tē detyrohem prej tij qē tē ktyej akte prishjeje”.

Ka thēnē Dhu’l-Nuni: “Nuk e kam mbushur kurrē barkun plot pa kryer mē pas, apo pa dashur tē kryejē, ndonjē gjynah”.

Ka thēnē Aisheja (Allahu qoftē i kēnaqur prej saj): “Risia [bidati] e parē qē u shfaq mbasi Pejgamberi i Zotit vdiq ishte se njerēzia e mbushnin barkun plot, dhe kur barqet e tyre ishin tē nginjur, vetvetet e tyre turreshin rrufeshēm tok me ata drejt gjērave tē dynjasē”.[11]

Kjo nuk pērbēn thjesht njē dobi tē vetme; mē saktē, ajo ēshtē depoja e tē gjitha dobive. Pēr kētē arsye ēshtē thēnē se “uria ēshtē njēra nga depot e Zotit”. Gjēja mē e paktē qē mēnjanohet me anē tē urisē ēshtē dēshira seksuale, dhe gjithashtu dēshira pēr tē folur; sepse nē rastin e njē njeriu tē uritur, dēshira pēr tē folurēn e panevojshme nuk zgjohet, dhe kjo i jep atij mundēsinē ta shpētojē veten nga gabimet e gjuhēs, si shpifja, fjalēt e pista, gēnjeshtra, pērgojimi e kēshtu me radhē, nga tē cilat ai bēhet i pērmbajtur nē sajē tē urisē. Kur, nē kundērdallim, ai ēshtē i ngopur, ai ka pēr tē patur nevojē qē tē dēfrehet, dhe ka pēr t’u argētuar detyrimisht duke nēnvlerēsuar njerēzit e tjerē, dhe “njerēzit flaken mbi hundēt e tyre nē Ferr vetēm prej tē korrave tē mbledhura nga gjuhēt e tyre”.[12]

Sa pēr dēshirēn seksuale, rreziku ēshtē mēse i dukshēm, uria e mposht tē keqen qē ajo pērmban, ndērkohē qē kur njē njeri ēshtē i nginjur ai nuk mund ta sundojē dēshirēn e tij seksuale: edhe sikur ai tē jetē i mbrojtur nga droja prej Zotit, ai ka pēr ta patur tē pamundur tē kontrollojē sytē e tij, dhe madje edhe sytē bien nē mēkatin e shthurjes siç ndodh me gjenitalet.[13] Dhe nē ndodhtē qē ai ēshtē nē gjendje t’u vērē frerē syve tē tij duke ulur vēshtrimin, ai sērish ka pēr ta patur tē pamundur qē tē kontrollojē mendimet e tij, tē cilat kanē pēr t’u bērē tē ndyra, kēshtu qē diskursi qē vetvetja do t’i mbajē atij nē lidhje me shkaqet e dēshirēs seksuale ka pēr t’ia shkēputur vēmendjen nga kuvendimi i tij intim [me Zotin], ndoshta edhe teksa ai kryen faljen e Namazit. Ne pērmendim rrezikun  gjuhēs dhe tē gjenitaleve vetēm si njē shembull; megjithatē, tē gjitha gjynahet e shtatē ekstremiteteve[14] rezultojnē nga fuqia qē lind prej mbushjes plot tē barkut. Njē njeri i urtē ka thēnē: “Kur njeriu e pērmban veten me durim, dhe kēmbēngul nē ngrēnien e bukēs dhe tē asgjēje tjetēr pēr njē vit, dhe mbush vetēm gjysmēn e barkut tē tij, Zoti e çliron atē nga dēshira e tij pēr gra.”

 

Perktheu: Arjol Guni

777 Shikime