Urime muaji i bekuar i Ramazanit | KBI- Bujanoc

01.04.2022

Urime muaji i bekuar i Ramazanit | KBI- Bujanoc


Urime muaji i bekuar i Ramazanit | KBI- Bujanoc

www.kbi-bujanoc.com

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër dhe motra!

 

Për muajin e agjërimit Zoti i Madherishem në Kuranin fisnik ka thënë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”

 

Përmes agjërimit, besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant në raport me vetveten, me familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Përveç kësaj, agjërimi i Ramazanit, ky ibadet i veçantë, e fisnikëron besimtarin, e bën atë më të durueshëm, më të afërt e më të çiltër.

 

Gjatë këtij muaji, ndër besimtarët agjërues shtohet edhe ndjenja e përkrahjes dhe solidaritetit shoqëror, sepse në këtë muaj ne jemi shumë më pranë familjeve, farefisit, miqve dhe komunitetit tonë.

Gjatë këtij muaji, duhet gjendemi edhe më pranë prindërve tanë të cilët kanë shumë nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë, jemi më afër fëmijëve tanë, të cilëve u duhet mbështetja dhe ngrohtësia prindërore, gjendemi në ballë dhe ua japim dorën e ndihmës vëllezërve dhe motrave tona, të cilët kërkojnë mirëkuptimin, pëlqimin dhe mbështetjen tonë. Të gjitha këto vlera e virtyte, në saje të agjërimit, shumëfishohen, shprehen më fortë dhe jetësohen përgjatë gjithë muajit Ramazan.

 

Në këtë muaj të mëshirës, të ibadetit e të solidaritetit, në këtë muaj Ramazani,qe të gjithë të jemi pranë familjes, ta ruajmë familjen dhe atë ta mbajmë në piedestal. Sepse, kur familja është e shëndoshë, edhe shoqëria është e shëndoshë dhe kështu e ardhmja jonë është e sigurt.

 

 

Duke ju uruar mbarësi e shëndet, të gjithëve ju dëshirojme që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij, ju dhe familjet e juaja, kudo që gjendeni!

 

E lusim të Madhin Zoti që të na lehtësojë agjërimin dhe të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit.

 

Urime të gjithëve muaji Ramazanit

KBI - Bujanoc

596 Shikime