21.03.2014
Sulmi i djeshëm në Turqi, dyshohen shqiptarët
Dje në afërsi të qytetit Nigde, një grup prej 3 terroristësh kishin vrarë një ushtar dhe një polic turk.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala, njoftoi se të tre sulmuesit janë arrestuar, dy nga të cilët të plagosur.
Sipas deklaratës së ministrit Ala, dhënë agjensionit të lajmeve AA, dy nga tre sulmuesit, me inicialet Ç.R, E.S dhe E.A, janë me prejardhje shqiptare, ndërsa njëri nga ta kosovar. Ai po ashtu deklaroi se të dyshuarit flitnin arabisht.
Në deklaratë thuhet se sulmuesit mund të jenë pjesëtarë të organizatave terroriste ISIS (Shteti Islam i Shamit dhe Irakut) me sfond Havarixh, ose Al Kaides.
Autoritetet turke ende nuk kanë arritur të mësojnë se cili ka qenë caku përfundimtar i sulmuesve. Ngjarja kishte ndodhur në një pikë kontrolli të xhandarmerisë turke. Sulmuesit kishin hapur zjarrë nga një taxi me të cilin udhëtonin në momentin kur ishin ndalur në pikën e kontrollit përgjatë rrugës. Gjatë sulmit jetën e ka humbur edhe vozitësi i taksit si dhe janë plagosur 8 ushtarë të tjerë turk. /KBI-Bujanoc.com/
1030 Shikime