Hafiz Riza Hamiti nga Tërnoci i Bujanocit dhe kontributi i tij

22.03.2022

Hafiz Riza Hamiti nga Tërnoci i Bujanocit dhe kontributi i tij


Hafiz Riza Hamiti  nga Tërnoci i Bujanocit dhe kontributi i tij

www.kbi-bujanoc.com

U lind në vitin 1933 në Tërnoc , të komunës së Bujanocit, titullin e hifzit e mori te I ndjeri hafëz Jusufi nga Tërnoci. Pastaj në interval të ndryshme ka mësuar në Preshevë, te hafiz Lutfiu dhe pastaj te hafiz Nexhatiu ku mori mësimet në disiplina të ndryshme islame, dhe pas kryerjes së mësimeve fetare në Preshevë ka marr provimin profesional në Prishtinë.

Më 1969 punësohet me detyrë si imam dhe mualim pranë xhamisë së sapo ndërtuar në Bujanoc, detyre kjo të cilën e kreu deri pak ditë deri sa ndërroi jetë. I pajisur me edukatë fetare-islame nga gjiri familjar, në moshë shumë të re iu rrek mësimeve fetare, I shumë të rinj nga Tërnoci, I daluuar me prirje të vecanta për nxënien e diturive , me preferencë të hafizit të njohur nga Trnoci , hafiz Jusufit, e nis nxënien përmendësh të Kur’anit edhe përkundër pengesave dhe pamundësive të shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 1947 së bashku me disa shokë të tjerë në mënyrë madhështore e me sukses e mbrojnë hifin dhe inagurohen haiza të Kuranit.

Për të zgjeruar dituritë e tij fetare për disa vite me rradhë I ndoqi mësimet ne Preshevë tek hoxhallarët e njohur nga Presheva: hafiz Lutfiu, dhe te hafiz Nexhatiu. Entuziast e I etshëm për dije në Preshevë u dallua për zgjuarsi e sjellje shembullore ashtu sic e kërkon Islami.

Pas disa vite mësimi në Preshevë , në Prishtinë , në medresenë Alauddin e merr provimin profesional për imam me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vtin 1969 ndërtohet xhamia në Bujanoc , pas shumë peripecive nga pushteti qe mundohej ta pengoj ngritjen e kësaj xhamie e cila do ndërtohej për kryerjen e lutjeve islame dhe vatër e dijes për nxënie të mësimmeve fetare , dhe moralit te shëndoshë.

Punësohet me detyrë imam dhe mualim , detyrë kjo të cilën do ta kryej me zell deri disa ditë para se të ndërronte jetë. Gjatë 32 viteve sa shërben në këtë detyrë u bë një personalitet I nderuar dhe I dashur jo vetëm në Bujanoc , por edhe më gjerë. Ai gjithashtu me aktivitetin e tij arriti që ti përgatis edhe 4 hafizë tjerë.

791 Shikime