Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare,kryesisht në Luginë të Preshevës

18.01.2022

Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare,kryesisht në Luginë të Preshevës


Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare,kryesisht në Luginë të Preshevës

Në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në Ballkan e ka zanafillën prej atëherë, kur filloi zgjërimi i shtetit arab drejt Afrikës dhe Evropës. Islamizmi, feja islame, filozofia islame kulminacionin e saj e arriti në shek VII deri XI, atëherë kur lulëzoi shkenca, mjekësia, filozofia islame, arkitektura, matematika, astronomia. Sipas shumë dijetarëve dhe studiuesve, atëherë u ndërtuan xhamitë më të bukura arkitekturale

Përhapja e Fesë islame në Luginën e Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i përkasin me shumicë fesë islame. Lidhur me islamizimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në Ballkan dhe me depërtimin e fesë islame në këto troje shqiptare, në mbështetje të hulumtimeve dhe studimeve të shumta, qëndrojnë dy teza :
1.Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare, në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në Ballkan  e ka zanafillën  prej atëherë, kur filloi zgjërimi i shtetit arab drejt Afrikës dhe Evropës. Islamizmi, feja islame, filozofia islame kulminacionin e saj e arriti në shek VII deri XI, atëherë kur lulëzoi shkenca, mjekësia, filozofia islame, arkitektura, matematika, astronomia. Sipas shumë dijetarëve dhe studiuesve, atëherë u ndërtuan xhamitë më të bukura arkitekturale.
Pra, Islami filloi të përhapet në Evropë, Ballkan dhe në Luginë të Preshevës, atëherë kur Arabët myslimanë formuan një shtet të fuqishëm , të cilin e zgjëruan në Spanjë, Itali, në Bregdetin Adriatik dhe atëherë kur tregtarët arabë filluan të depërtonin në këto troje. Kështu pos tregtisë, ata filluan të propagandonin edhe fenë islame.
Kështu, pra,  filluan të ndërtohen edhe foltoret e para, xhamitë e para në Luginë të Preshevës, sipas disa gojëdhënave, përmendet ajo e Bilaçit, Bugarinës dhe e Tabanocit. Mirëpo, për këto dhe vitet e ndërtimit të tyre nuk kemi të dhëna që e vërtetojnë ndërtimin e atëhershëm të tyre.Edhepse për Xhaminë e Bilaçit dhe të Bugarinës, përmendet viti i ndërtimit, më 1375. Poashtu në bisedë me Mulla Xhemailin e Raincës, i cili më tha se Xhamia e Raincës është shumë e vjetër, ndërtimi i saj lidhet me ndërtimin e Xhamive në Bilaç dhe në Bugarinë.
Viti I ndërtimit të Xhamisë në Bilaç, ku në plakën, në hyrje të xhamisë shkruan viti 1375 dhe viti I ndërtimit të Xhamisë në Tabanoc, më 1380, janë dëshmi së në Luginën e Preshevës, por edhe në Rajonin e Kumanovës/Xhamia në Tabanoc/ ka pasë prekje të ndieshme të islamit. Mirëpo, fakte dhe argument të tjera të shëndosha shkencore nuk kemi. Poashtu, se ka pasur prekje të islamizmit në këto troje dëshmohet edhe me gojëdhënan për tre udhëtarë apo tre vellezër tregëtarë arabë që kur e kanë pa bukuritë e këtij rajoni kanë dhënë para që të ndërtohen këto xhami. Edhepse përmendet në një document ndërtimi I xhamisë së Tabanocit më 1380, prapseprap edhe autoret e këtij projekti nuk janeë të sigurtë në vitin e ndërtimit, por janë të sigurtë se Xhamia e Tabanocit dallon për kah arkitektura, është arkitekturë e shëkujve VII-XI, arkitekture e ndërtimit të Xhamive më të bukura në Andaluzi.
“Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët është e lidhur ngushtë me pushtimin turk  të Shqipërisë. Megjithatë, Shqiptarët kanë qenë në kontakt me banorë mysliman shumë shekuj më parë. Këto kontakte, në fillim janë kryer nëpërmjet, me sa dihet, sulmeve pirateske të saraenëve, pastaj nëpërmjet marrëdhënieve tregtare që arabët e Afrikës Veriore, pasi pushtuan Sicilinë dhe Italinë e Jugut, zhvillonin në qytetet shqiptare të Adriatikut…” shkruan Prof Dr. Kristo Frashëri në “Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët” në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006, Shkup.
Pastaj Franjo Raçki përmend, se në këto terrirore (Ballkan) ka pasur myslimanë që nga kohët e hershme dhe ate në pjesën e poshtme të Vardarit, në krahinën e Selanikut”/ Franjo Raçki, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931/
Perandori bizantin Teofil (829-841) ka shpërngulur numër të madh myslimanësh nga Azia dhe i ka vendosur rreth vardarit të emruar si “Vardariotet”, të cilët shumë përhapën fenë islame dhe Islamin në këto troje.
2.Islami dhe depërtimi i Islamit, fesë islame dhe filozofisë islame në Luginë të Preshevës, në Ballkan ka ndodhur me depërtimin e Osmanllinjëve dhe ata e sollën Fenë islame në Ballkan dhe në Luginë të Preshevës. Është fjala për një masovizim të islamizmit ndër popullatën shqiptare edhe në Luginë të Preshevës. Pra, para ardhjes së Osmanllinjëve nuk pati asnjë mysliman, sipas tezës së dytë, në Luginë të Preshevës.
Mirëpo, dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me vendosjen pas vitit 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme, sipas të cilës familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, duhet të jepnin djemë (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçerëve ose për nevoja të tjera të pallatit sulltanor.

Si në çdo vendbanim tjetër ku jetojnë  Shqiptarët , Feja Islame edhe në këto troje tona erdhi nëpërmes Osmanlinjve. Shqiptarët në Luginën e Preshevës me shumicë i takojnë konfesionit Islam. Meqenëse rajoni i Luginës së Preshevës gjendej në udhëkryqin Shkup-Gjilan-Sofje- Beograd, ai ishte mjaftë i frekuentuar nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme. Sipas informacioneve me të cilat disponohet këtu, Islami në Preshevë kishte arritur pas Betejës së Maricës, më 1371 dhe të Kosovës, e cila ishte zhvilluar në vitin  1389”.
Sidomos, masovizimi i Fesë islame në këto troje lidhet me marrjen e këtij Rajoni, konkretisht të Vranjës dhe Preshevës, më 1444/45.
Popullata Shqiptare e këtyre viseve është 100% e konfesionit Islam, ndërsa medhhebi i tyre është hanefij”, thuhet në një shkrim të Këshillit të Bashkësisë islame në Preshevë.
“Se këta Arnautë/Shqiptarë/ kishin qenë të krishterë shihet nga Kishatë e shumta latine, të cilat ekzistonin thuajse në çdo fshat  dhe të cilat deri vonë i mbrojtën Arnautët”

1004 Shikime