GAZA – Të paktën nëntë të vdekur në një shkollë të OKB-së

24.07.2014

GAZA – Të paktën nëntë të vdekur në një shkollë të OKB-së


GAZA – Të paktën nëntë të vdekur në një shkollë të OKB-së

​Të paktën nëntë palestinezë, prej të cilëve një fëmijë një vjeçar u vranë sot në një shkollë të OKB-së në Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës, ku ndodhen të strehuar palestinezët, sipas një fotografi

Të paktën nëntë palestinezë, prej të cilëve një fëmijë një vjeçar u vranë sot në një shkollë të OKB-së në Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës, ku ndodhen të strehuar palestinezët, sipas një fotografi.

Trupat u dërguan në morgun e spitalit Jabaliya, pranë Beit Hanun, sipas fotografit të AFP-së.
Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së në ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA), Chris Gunness konfirmoi se bëhej fjalë për disa të vrarë dhe të plagosur në këtë ndërtesë.
Zëdhënësi i shërbimeve palestineze të shpëtimit, Achraf al-Qoudra bëri të ditur një bilanc prej 15 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin Chifa të Rripit të Gazës./KBI-Bujanoc.com/

932 Shikime