Tre këshilla të rëndësishme për Natën e Kadrit

21.07.2014

Tre këshilla të rëndësishme për Natën e Kadrit


Tre këshilla të rëndësishme për Natën e Kadrit

Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj nate. Madhështinë e saj na e ka treguar Allahu i Madhërishëm në Kuranin Fisnik: “Ne kemi zbritur Kuranin në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se c’është nata e Kadrit. Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit. (Kadr, 1-5)

Natën e Kadrit e ka përshkruar dhe na ka folur edhe  Muhamedi a.s:“Kush e kalon natën e Kadrit me namaz, duke besuar në mirësitë dhe begatitë e saja, dhe duke kërkuar shpërbilme tek Allahu, do t’i falne mëkatet e mëparshme.   (Buhariu dhe Muslim)

Nuk do të ndalemi këtu të flasim për atë se në cilën natë i bie nata e Kadrit, vetëm do të përmendim se besimtari atë duhet ta kërkoj në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Transmeton Aisheja r.a se i Dërguari i Allahut ka thënë : “Mundoheni ta kërkoni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. “ (Buhariu dhe Muslimi)

Me këtë rast pasi që jemi në dhjetëditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit, do të ju prezantojmë tre këshilla të shjeh El-Megamisit, kur është në pyetje Nata e Kadrit

1. Që nga fillimi i Ramazanit,  në duatë e tua lute Allahun e Madhërishëm tët bëj prej atyre që natën e Kadrit ta kalosh në adhurim. Pra, çdo ditë pas iftarit lute Allahun e Madhërishëm që ta kapësh natën e Kadrit.

2. Mos e lësho namazin e sabahut dhe jacisë ( këtu hyn edhe namazi i teravisë i cili ka një vlerë  të madhe) me xhematë gjatë ramazanit, sidomos gjatë dhjetëshes së fundit. Sepse ai që e humb bazën apo themelin e tij, nuk do t’i bëjnë dobi gjërat tjera.

3. Falën namazin e natës, së paku edhe dy reqatë.  Bëhu prej atyre të cilët pas namazit të iqindisë fillojnë të mendojnë dhe të kërkojnë mëshirë nga Allahu i Madhërishëm që natën e Kadrit ta kalojnë në ibadet. Bëhu sikur ai, që troket në derë me shpresë se do t’i hapet.

Lusim Allahun e madhërishëm të na nderojë me vlerat e kësaj nate, nate kur filloi zbritja e Kuranit dhe kur numër i madh i engjëjve bashkë me Xhebrailin zbresin në Tokë. Të jemi prej atyre që engjëjt do t’i gjejnë në namaz, lexim të Kuranit, dhikr, dua dhe sadaka. Amin!

Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)

1113 Shikime