A ju doli në ndihmë Këshilli I Bashkësis Islame në Bujanoc refugjatëve

21.10.2015

A ju doli në ndihmë Këshilli I Bashkësis Islame në Bujanoc refugjatëve


A ju doli në ndihmë Këshilli I Bashkësis Islame në Bujanoc  refugjatëve

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc së bashku me Departamentin e të Rinjëve si dhe Organizatën Humanitare “GjysmëHëna” pran KBI-së qysh nga fillimi i flukësit të refugjatëve e deri më sot vazhdimisht ndihmo Refugjatët nga Lindja e Mesme.

Organizata Humanitare “GjysmëHëna” e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësis Islame qysh nga ditët e para të fillimit të ardhjes së refugjatëve në komunën e Bujanocit  ka  ndërmar aksione humanitare ku në forma të ndryshme ju ka dalë në ndihmë refugjatëve.

 Në fillim së bashku me Departamentin e të Rinjve pran KBI-së kemi ndihmuar me gjëra ushqimore  tek stacioni I autobusave në Bujanoc  si dhe në Preshevë afer stacionit policor, donator të këtij aksioni humanitar ishin qytetarët e komunes sonë , Organizata Medina nga Novi Pazari si dhe ëmbëltroja Rinia në Bujanoc.

Pas këtij aksioni me kerkesën e OSBE-së në Bujanoc, Këshilli I Bashkësis Islame ka ndërmar një aksion tjetër Humanitarë ku ka kërkuar nga të gjithë imamët të cilët veprojn në kuadër të KBI-së që të i njoftojnë xhematet e tyre në ditën e xhuma për të tubuar mbathje për refugjatët ku jan tubuar afër 100 kese të mëdha me këpuca tëndryshme të cilat i janë dorëzuar OSBE-së e cila i ka dërguar në kampin e refugjatëve në Preshevë.

Një apel tjetër për ndihmë është mar edhe në fillim të muajit Shtatorë ku Kryetari I Organizatës Humanitare “GjysmëHëna” në fqen zyrtare duke parë gjendjen e vështirë të refugjatëve si dhe keqpërdorimet që ua bënin njerëzit e pa përgjegjshëm duke ua shitur gjërat  5 fishë më shumë apeloi tek njerëzit e vullnetit të mirë që të solidarizohen me refugjatët nga Lindja e Mesme .

Pas këtij apeli , një mërgimtar nga  Zvicra na kadërguar  7 thasë me veshmbathje , si dhe nga aksioni I ndërmar nga Forumi Rinor Islam pranë xhamis Drita në Emmenbrucke të kanton Luzernit kanë arritur një shumë parash si dhe 9 thasë veshmbathje të ndryshme, gjithashtu edhe qytetarët e komunës sonë i janë bashkangjitur këtij aksioni duke dhënë para si dhe veshmbathje.

Në bashkpunim me organizatën Put Sredina nga Novi Pazari kemi shpërnda 1000 pako ushqimore në komunën e Bujanocit dhe  Presheves.

Gjat festës së Kurban Bajramit së bashku me Organizatën Hasene nga Gjermania të cilët ishin për visit në vendin tonë për 4 ditë rradhazi kemi shpërnda gjëra ushqimore ,veshmbathje ,ëmbelsira , gjithashtu kemi shpërnda edhe 10 dele të pjekura refugjatëve në stacionin hekurudhor si dhe tek kampi i refugjatëve në Preshevë, pos këtyre ka patur raste edhe kur u kemi paguar bileta autobusi refugjatëve të cilët kishin ngelur pa para.

Put Sredine nga Novi Pazari ka derguar 636 pako ushqimore si dhe 1000 cop mbrojtëse të shiut të cilat jan shpërnda tek stacioni hekurudhorë në Bujanoc , dhe në Preshevë tek kampi I refugjatëve si dhe në fshatin Miratoc  tek Q.S.A Solidariteti .

Q.S.A Solidariteti nga Presheva në bashkpunim me organizatën ton kontriboi me 500 pako ushqimore të cilat jan shpërnda tek stacioni I hekurudhorë në Bujanoc.

Aktivitet humanitare nga KBI do të vazhdojn ende deri sa të jet nevoja dhe mundësia.

Kët shkrimë e bëjmë jo për tu lekramuar por për hir të asja se po qarkullojnë zëra apeli nga njerz të rëndomt po edhe nga Imam  duke kërkuar me ju dal ne ndihmë refugjatëve kinëse Bashkësia Islame nuk po ndërmer hapa të tillë, ua bëjm me dije të gjith atyre të cilët kan mendime të tilla se Bashkësia Islame ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në ndihmë të nevojtarëve me aq sa kemi mundësi.

Falënderojm të gjithë donatorët të cilët na mbështetën me aksionet e tyre humanitare duke lutur Allahun që të I shpërblej në dy botrat.

Izeir Destani  kryetar I Organizatës Humanitare “GjysmëHëna” pran Këshillit të Bahskësis Islame në Bujanoc

/KBI-Bujanoc.com/

2297 Shikime