Këshilli i Bashkësis Islame mer pjes në manifestimin kushtuar 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqipëtare "Drita" në Emmenbrücke kt. Luzern

16.10.2015

Këshilli i Bashkësis Islame mer pjes në manifestimin kushtuar 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqipëtare "Drita" në Emmenbrücke kt. Luzern


 Këshilli i Bashkësis Islame mer pjes në manifestimin kushtuar 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqipëtare

Qendra Islame Shqiptare "Drita" në Lucern shënon 20 vjetorin e themelimi të saj

 Më 10.10.2015 , ditë e shtunë, Xhamia tash më me emrin e ri "Drita" në Emmenbrücke të kantonit të Luzernit organizoi një manifestim për nderë 20vjetorit të themelimit saj. Kjo qendër u themelua në vitin 1995, dhe prej atëherë u bë vatër dhe qendër kryesore e organizimit të shqiptarëve në kantonin e Luzernit .

Xhemati shqiptarë i Luzernit me rrethinë sot kishin një gëzim të papërshkrueshëm, sepse ky manifestim nuk do të ishte i mundur pa mundin dhe kontributin e tyre 20 vjeçar.

 I ftuar në kët përvjetor ishte edhe Këshilli i Bashkësis Islame Bujanoc në krye me kryetarin Sulejman Fejzullahun kryeimamin Ragmi Destani kryetarin e O.H GjysmëHëna Izeir Destani si dhe Departamenti të Rinjëve dhe I gruas pran KBI-Bujanoc në krye me kryetarin Nevzad Lutfiu dhe lindita Murati me aktorët e dramës..

Në këtë manifestim solemn morën pjesë xhematlinjë të shumtë të kësaj xhamie, përfaqësues nga qarqet Zvicerane, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Maqedonis  me në krye Sulejman Rexhepi dhe Shaqir Fetahu , dy recituesit e njohur të Ilahive Abdulla Shaqiri dhe Sabatin Nuhiu, Menderez Halili me kryesin nga Xhamia e Linzit Austri, Muhamed Ali Aliu nga Mülhausen Franc, Nehat Ismaili kryetar i Unionit të Imamëve në  Zvicër, Tv Festa nga Kumanova imamët nga xhamitë shqiptare në Zvicër dhe shumë të tjerë.

 Fillimisht programi u hap me disa vargje kuranore të kënduara nga Abdullah Shaqiri , më pastaj duke vazhduar me një dokumentar 15 minutësh i përgaditur nga gazetari i Tv Festa Nexhat Aqifi rreth historikut të themelimt të kësaj qendre deri më ditet e sotme. Pas dokumentarit u erdhi rradha musafirve që të përshëndesin të pranishmit ku nder ta edhe kryetarit të KBI-Bujanoc Sulejman Fejzullahut iu dha fjala ku përshëndeti të pranishmit dhe njëherit falenderoi imamin dhe kryesin e xhamis Drita për ftesën që ia bën Këshillit të Bashkësis Islame që të jen pjesmarës në këtë përvjetor , ai ndër tjerash theksoi se KBI ka raporte të mira bashkpunimi me Xhamin Dirta duke falenderuar për gjith kontributn dhe ndihmen e dhënë ndaj KBI-së, Sulejmani ndër tjera tha se KBI dhe Xhamia Drita edhe në të ardhmen do të kenë bashkpunim veprimi në sfera të ndryshme ku i përgëzoi për këtë manifestim kaq madhështor duke i uruar suksese në të ardhmen.

Me një monolog kushtuar Muhamedit a.s prezentoi para publikut nga Depertamenti i Gruas Dionesa Ebibi e cila me paraqitjen e saj të mrekullushme bëri që i gjith publiku të ngritej në këmbë me duartrokitje për ta përshëndetur dhe vlersuar kët prezentim

 Para përfundimit  të këtij manifestimi ishte Drama e paraqitur nga aktorët e Departamentit të Rinjëve pran KBI-Bujanoc me temën:  Mësimet e fesë rregullojn jetën, e cila zgjati një orë dhe u përcjoll me vëmendje nga publiku, ku të pranishëm ishin rreth 500 veta, sa që në fund nuk munguan as lotët nga publiku. Kjo dramë u vlerësua shumë positive nga të gjithë të pranishmit.

Nga Keshilli I Bashkesis Islame u ndan dy mirënjohje, njëra nga kryetari i GjysmëHënës e cila iu dha kryetarit të Forumit Rinor Islam pran xhamis Drita për kontributin e dhënë në ndihma dedikuar refugjateve nga Lindja e Mesme, dhe tjetra nga kryetari I KBI-se iu nda imamit  AbdulKerim Sadiku per kontriubutin dhe bashkpunimin në mes Xhamisë Drita dhe KBI-së.

Ne fund u paraqiten në sken Këshilli organizativ i xhamisë  Drita i cili shpalosi logon dhe emrin e ri të kësaj xhamie

Falënderojmë përzemersisht xhematin së bashku me kryesinë për ftesën dhe mikpritjen që na bënë gjat dy ditë qëndrimi në Zvicër, duke lutur Allahun që tu jep suksese në të ardhmen

Izeir Destani   15.10.2015 

/KBI-Bujanoc.com/

 

2664 Shikime