A është detyrim ndjekja e një medh’hebi të caktuar?

10.01.2015

A është detyrim ndjekja e një medh’hebi të caktuar?


A është detyrim ndjekja e një medh’hebi të caktuar?

Përgjigjja për këtë pyetje, përgjithësisht, mund të ndahet kështu:

1. Njeriu i cili ka arritur të fitojë dituri të mëdha dhe është i aftë për ixhtihad, ashtu që t’i ketë arritur të gjitha kushtet që i lejojnë ixhtihadin, atij nuk i lejohet të ndjek një medh’heb të caktuar, porse duhet që, drejtëpërdrejtë, ta shfrytëzojë Kur’anin dhe hadithet e Muhammedit a.s. Këtë shkallë të ixhtihadit nuk e ka arritur kush, përveç imamëve të mëdhenj, sikur që janë imamët e katër medh’hebëve dhe të tjerë të cilët po ashtu kanë qenë të ngritur në nivel të tillë të ixhtihadit.

2. Njeriu i cili merret me hulumtimin dhe studimin e njohurive sheriatike, por që nuk e ka arritur nivelin e ixhtihadit, ky, pra, nuk e ka problem që të ndjek një medh’heb të caktuar, sikur që janë medh’hebet hanefi, maliki, shafii dhe hambeli, mirëpo, duhet të që, në ndjekjen e një medh’hebi të caktuar, ta di dhe të veprojë sipas argumentit që e ka shfrytëzuar imami i tij apo ndonje tjetër. Pra, ky duhet ta ndjek medh’hebin në bazë të argumentit.

3. Njeriu i thjeshtë, e ndjek njërin nga katër medh’hebet dhe gjithmonë i pyet dijetarët, tek të cilët ka besim dhe duhet ta pranojë atë që ia thotë ai dijetar. Ky person e ka patjetër ta ndjek dikë, për shkak se, nësë nuk vepron kështu, ka mundësi të largohet nga rruga e drejtë.

Pra, sipas kësaj çështjeje, njerëzit ndahen nga tre grupe:

1. El-Muxhtehidu-l-mutlak, pra është ai që merret me ixhtihadin e përgjithshëm dhe atij nuk i lejohet ta pasojë dikë.

2. Muxhtehidu-l-medh’heb, pra është ai i cili është muxhtehid në kuadër të një medh’hebi të caktuar dhe këtij i lejohet të jetë pasues, por gjithmonë duke e pasur përpara argumentin.

3. Personi i cili nuk është i aftë të merret me asnjërin nga këta dy nivele paraprak, pra ky është i obligueshëm që të pasojë një dijetar, sikur që janë imamët e katër medh’hebeve, si dhe të marrë prej atyre që u beson, duke ua respektuar përgjigjet.

Shejh Salih FevzanEl-Ixhabetu-l-muhimme fi-l-meshakili-l-mlimme, 2/254-255.

Përshtati:
Mehas Alija  /KBI-Bujanoc/

3084 Shikime