Erdogan: OKB ka dështuar në Palestinë

21.07.2014

Erdogan: OKB ka dështuar në Palestinë


Erdogan: OKB ka dështuar në Palestinë

OKB ka dështuar të dënoj agresionin izraelit, dhe ndan përgjegjësinë për gjakderdhjen e palestinezëve të pafajshëm në Gaza, u shpreh Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

"Drejtësia nuk mund të pritet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku nuk ka aspak përfaqësim të muslimanëve," tha Erdogan duke shtuar se "trupi i padrejtë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të reformohet dhe të çlirohet nga hegjemonia e fuqive të caktuara."

Ai pohoi gjaku i muslimanëve është duke u derdhur aq pa mëshirë, ndërsa perëndim konsideron numrin e muslimanëve të vrarë në Gaza vetëm si një shifër statistikore, gjë që tregon humbjen e ndërgjegjes dhe humanitetit.

Ai vazhdoi duke thënë se Izraeli rrezikon paqen në botë duke vrarë foshnjat dhe fëmijët e pafajshëm në Gaza dhe pohoi se nuk ka dallim në mes gjenocidit izraelit në Gaza dhe holokaustit te Hitlerit.

"Ne jemi kundër holokaustit të Hitlerit dhe antisemitizmit, ashtu siç jemi kundër masakrave izraelite në Gaza," tha ai.

Ai deklaroi çdo qenie njerëzore e vrarë në Siri, Irak dhe Palestinë është mik i Turqisë, dhe u shpreh se vendi i tij dëshiron t’u jap fund brutaliteteve, masakrave dhe tiranëve në Lindjen e Mesme./KBI-Bujanoc.com/

883 Shikime