27.06.2014
Ngadhënjimi i Stambollit

Ose e marr unë Stambollin, ose ai mua! Sulltan Mehmeti II (Ngadhënjimitari)
Ata që duan të bëhen zotër të botës, krijojnë mendime të mëdha. Mehmeti II ishte ulur në fronin e Shtetit Osman si padishahu i 7-të ndërsa ishte 21 vjeç dhe në këtë moshë ai kishte një mençuri, njohuri dhe vullnet të tillë sa për të zotëruar një botë të tërë. Për këtë arsye ai ishte aq i vendosur sa që arrinte të thoshte:”Ose e ngadhënjej unë Stambollin, ose ai mua”.
Këtë qytet botëror, të cilin kishte provuar ta merrte në vitin 1390 edhe gjyshi i tij Jëlldërëm Bajaziti dhe që nuk kishte arritur dot ta merrte, do ta ngadhënjente po ai, dhe do të kishte nderin të jepte lajmin e mirë të të Hazretit Muhamed, profeti i fundit i fesë islame.
Me një histori të lashtë, Stambolli është një qytet botëror që gjendet në një pikë, ku takohen Evropa me Azinë.
Stambolli gjatë gjithë historisë ka zbukuruar ëndrrat e mbretërve, perandorëve dhe të sulltanëve të kohës. Në vitin 340 Para Erës Sonë, mbreti i parë që e rrethoi Stambollin ishte Filipi i Maqedonisë. Ndërsa deri në marrjen e tij një herë e përgjithmonë prej Osmanëve, ai ishte rrethuar plot 29 herë.
Çdo qytetërim që e pushtoi dhe u vendos në këtë qytet të bukur të botës ka lënë gjurmët e tij mbi qytet. Ata i shtuan bukurisë së tij bukuri, pasurisë pasuri duke i shtuar ngjyra krejtësisht të reja këtij qyteti. Stambolli, i cili priti në gjirin e tij qytetërime të ndryshme, u bë një qytet bote, ku gjatë gjithë historisë jetuan së bashku fe, raca dhe gjuhë të ndryshme.
Evropa, e cila vuri sovranitetin e saj mbi Stambollin, u bë hegjemone e vetme e padiskutueshme e një rajoni të gjerë, ku takoheshin kontinentet e Azisë dhe të Afrikës duke ndikuar kështu thellësisht në të gjithë historinë e botës.
Duke filluar që nga viti 330 e prapa, Stambolli ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Latine. Të tre këto perandori për periudhën e tyre kanë qenë shtetet më të fuqishme, më të pasura dhe më me influencë në historinë e atëhershme.
Mehmeti II, i cili hipi në krye të shtetit Osman në vitin 1451, ishte një sulltan që pavarësisht moshës së re që kishte, i njihte të gjitha këto të dhëna historike, ai ishte një sulltan i përgatitur mirë dhe që edhe ai ëndërronte të bëhej Ngadhënjimtar i Stambollit.
Osmanlinjtë e asaj kohe kishin kaluar një periudhë plot turbullira dhe tani ishin forcuar përsëri e ishin fuqizuar aq shumë sa mund të vendosnin një sovranitet të plotë në rajon.
Osmanlinjtë në Rumeli vraponin nga fitorja në fitore, por për Mehmetin II kjo nuk ishte e mjaftueshme. Sepse ëndrrat e tij ishin që ta shndërronin shtetin Osman në një shtet të fuqishëm në rang botëror, që t’i shtonin fuqisë së tij fuqi të reja. Dhe e vetmja pengesë që Mehmeti II të mos realizonte ëndrrat e tij, ishte Stambolli, i cili akoma ishte nën sovranitetin e Perandorisë Romake të Lindjes, pra jo nën sovranitetin e turqve. Stambolli ishte qyteti më i madh tregtar dhe kulturor i atij rajoni dhe në të njëjtën kohë edhe qendër e Kishës Ortodokse.
Rëndësinë Stambollit ja shtonin edhe pozita gjeografike që kishte, të qenit një qendër fetare, si dhe për nga kuptimi tregtar e kulturor, ai ishte njëri nga qytetet më me influencë në botë. Kështu që rruga e Shtetit Osman për t’u bërë një shtet mbarëbotëror kalonte nga marrja e Stambollit dhe këtë Mehmeti II e dinte mjaft mirë.
Është kjo arsyeja që fill pasi hipën në fron, Mehmeti II fillon përgatitjet për ngadhënjimin e Stambollit. Megjithëse shtetet perëndimore e shihnin atë të pamjaftueshëm dhe shume të ri, si dhe pavarësisht nga paralajmërimi që i bënë disa pashallarë të Shtetit Osman se ‘për marrjen e Stambollit nuk ishte gati’, Mehmeti II ishte i vendosur për Ngadhënjimin e Stambollit.
Me këtë vendosmëri ai filloi përgatitjet.
Së pari ai ndërtoi Fortesën e Rumelisë, që ishte përballë Kështjellës së Anadollit, të cilën e kishte ndërtuar gjyshi i tij Jëlldërëm Bajaziti, me këtë fortesë ai vuri nën kontroll rrugën detare. Ai ndërmori masa ndaj forcave që mund të sulmonin nga Evropa për të copëtuar më dysh forcën Osmane. Ai prodhoi topa të posaçëm për të shembur muret rrethuese mbrojtëse të larta të Stambollit. Prodhoi për këtë gjyle që i kishte projektuar vetë. Kështu rrethimi, me disa punime të shumta në tokë dhe det, si dhe brenda ushtrisë, erdhi në një gjendje më të përgatitur.
Pasi i bëri të gjitha këto përgatitje ai i dërgoi një lajmëtar Perandorit të Bizantit, ku i kërkonte dorëzimin e qytetit. Pas përgjigjes “Jo “ që i erdhi, me datën 6 prill të vitit 1453 Mehmeti II filloi sërish rrethimin e Stambollit. Ndërkohë që në tokë vazhdonte rrethimi, në det ai filloi luftën me anijet gjenoveze dhe venedikase që i kishin ardhur për ndihmë Bizantit. Zinxhiri që kishin vendosur Bizantinët midis Haliçit (Bririt të Artë) dhe portit të Karakojit bëhej pengesë për flotën Osmane që ajo të futej në Haliç. Pas kësaj Mehmeti II dha urdhër për kalimin e 72 anijeve nga toka në Haliç, duke i rrëshqitur mbi trarë të mëdhenj druri. Kështu anijet mbi trarë duke u tërhequr nga fuqia njerëzore arritën që të zbresin në Haliç, fakt ky që bëri të ndryshojë tërësisht rrjedha dhe fati i rrethimit. Kur u pa se mundësitë për ta fituar luftën ishin në anën e Osmanëve, atëherë nga perandori bizantin filluan të vijnë propozime që ‘në rast se Osmanët tërhiqen (e heqin rrethimin) ai ishte gati që të paguajë taksat’. Por Mehmeti II i refuzoi këto propozime.
Kështu pas rrethimit që vazhdoi disa ditë me radhë, me 29 Maj të vitit 1453 lufta përfundoi me ngadhënjimin e Stambollit nga Mehmeti II.
Mehmeti II, që pati thënë se: “Ose unë e marr Stambollin, ose ai mua”, e përfundoi luftën me ngadhënjimin e Stambollit. Ai tani nuk ishte vetëm Sulltan Mehmeti II, por Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari.
Pas fitores së Stambollit Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari u soll mirë me të zotët e vjetër të qytetit. Paniku dhe rrëmuja që mbizotëronte në qytet, pas masave që u morën, u zëvendësuan me rregullin dhe qetësinë e vendosur nga osmanët. Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari u njohu grekëve të drejtën për të zgjedhur Patrikun e tyre. Për të arritur një marrëveshje të plote midis të Krishterëve dhe Myslimanëve, ai e ftoi për drekë Patrikun dhe ia vendosi me dorën e tij kurorën duke i dhënë edhe skeptrin. Edhe me besimtarët çifutë dhe armenë ai suall mirë, ashtu siç veproi me ata grekë.
Ngadhënjimi i Stambollit solli ndryshime të mëdha në rrjedhën e historisë. Sovraniteti i Perandorisë Romake të Lindjes, që pati vazhduar plot 1058 vjet, mori fund. Shteti Osman u shndërrua në një Perandori.
Kështu që Stambolli u bë për Osmanlinjtë kryeqyteti i kësaj Perandorie.
Ndërkohë që Osmanlinjtë në botën Islame fitojnë më tepër respekt, për perëndimorët ata filluan të përbëjnë një rrezik serioz.
Dijetarët e Romës Lindore, të cilët pas marrjes së Stambollit fillojnë dhe largohen në Perëndim, marrin me vete edhe librat e tyre, të cilat fillojnë e i përkthejnë dhe t’i botojnë. Kështu që me daljen në dritë të këtyre librave hidhen themelet e Rilindjes dhe të reformave që do të realizohen më vonë në Evropë.
Me shtënien në dorë të Rrugës së Mëndafshit nga ana e turqve, filluan të kërkohen rrugë të reja tregtare dhe kjo u bë shkas i zbulimeve të reja gjeografike në botë.
Si përfundim mund të themi se marrja e Stambollit prej Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit u bë shkak që të lihen gjurmë të thella qoftë në historinë e botës Perëndimore, qoftë në atë të botës Lindore… (TRT)./KBI-Bujanoc.com/
3449 Shikime