21.03.2014
Problemet tona janë morale e jo mendore

Allahu i lartëmadhëruar, kur e krijoi njeriun dhe e zbriti në Tokë, e ka ditur se cilat janë rregullat dhe ligjet më të përshtatshme për njeriun, që të jetojë me to në këtë jetë, dhe e ka urdhëruar që të punojë me to në tërësi, që të jetojë një jetë sa më të lumtur, sepse ai nuk ka mundësi të jetojë jetë të lumtur, përveç nëse punon dhe jeton me këto rregulla dhe ligje të parapara prej Zotit.
Allahu në Kur’an thotë: “ Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit )“. (El Maide 48)
Dhe duke iu drejtuar Muhamedit a.s.thotë: “ Pastaj, Ne të vumë Ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra Ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë “. (El xhathijeh 18).
Sado që të dijë e të arrijë kulme në shkencë dhe dituri, njeriu nuk ka mundësi të jetojë jetë normale përveçse kur t’i praktikojë ligjet dhe urdhërat e Zotit në jetën e tij.
Madje edhe nëse arrin njohuri të plota në të gjitha shkencat, e nuk e përdor atë njohuri në jetën e tij, atëherë shembulli i tij është si shembulli i një të varfëri i specializuar në shkencën e tregtisë e ekonomisë dhe gjurmues i kotë në profesionin e tij, nëse nuk ka pasuri.
Kështu mund të përshkruhet gjendja e muslimanëve. Ata kanë mjaft njohuri për të gjitha shkencat dhe për moralin, por u mungon praktika.
Nuk është problemi mungesa e kulturës dhe njohurive, sepse biblotekat janë përplot të mbushura me tema shkencore kulturore dhe morale islame, po problemi është KRIZA NË KULTURË DHE NJOHURI.
Ne shohim ngritje te vetëdijes fetare Islame në shoqëritë tona, mirëpo në të kundërtën shohim largim të madh nga kultura dhe morali Islam.
Shohim ngritje të aftësive tona për zbulimin e luftës mendore dhe projekteve të saj armiqësore kundër islamit dhe paraqitjen e mënyrave se si t’i mposhtim ato, mirëpo në të kundërtën nuk shohim tjetër përveç se dobësi dhe nënshtrim para këtyre ndodhive.
Shohim ngritje në njohjen e shkencave dhe njohurive Islame në çështjet të dogmatikes dhe legjislacionit
(çështjeve të besimit dhe të sheriatit), mirëpo , habitemi me të gjitha këto njohuri me dyshime të shumta mendore dhe me dukurinë e ndryshimeve dhe me zhvlerësime në rregullat e sheriatit Islam që ekziston te disa njerëz .
Dhe kjo, nuk ka dyshim, konsiderohet problem .
Mirëpo çfarë problemi është ?
A është ky, problem i mungesës së diturisë ? JO .
Sepse dituria ka arritur nivelin e saj te Muslimanet në të gjitha shkencat , dhe ky nuk është pra problem i mungës së diturisë e të logjikuarit, por ky është problem i krizës në moral.
Disa shembuj
Politikanët e dinë se korrupsioni dhe padrejtësitë që i bëjnë, janë vepra shumë të këqija, por, në mungesë të moralit, shumica e tyre i bëjnë.
Mjekët gjithashtu e dinë se korrupsioni është vepër e shëmtuar, por shumica e tyre e bëjnë.
Gazetarët e dinë se shpifjet, gënjeshtrat dhe zbulimet e privatësive të njerëzve përbëjnë vepër shumë të rrezikshme, por megjithatë ata e bëjnë.
Hoxhallarët e dinë se përçarjet dhe ndasitë dhe fitnet që i bëjnë në mesin e besimtarëve dhe në xhamitë e tyre për qëllime të tyre të caktuara, janë vepra rreptësisht të ndaluara me Islam, por ata duke shkelur mbi moralin i bëjnë këto veprime.
Dëmtimi i pasurive publike nëpër institucione dhe hapësira publikë të gjithë e dinë se është një e keqe dhe ndalohet, por shumë njerëz e bëjnë këtë.
Puntorët e dijnë se keqpërdorimi i orarit të punës është haram, por ata e bëjnë këtë, etj...
Për këta myslimanë që veprojnë kështu, nuk është fajtorë islami, por mosveprimi i këtyre njerëzve me udhëzimet e islamit.
Islami u bën thirrje muslimanëve për unitet, por ata ndahen dhe përçahen.
Islami u bën thirrje për arsimim e dije, e ata nuk e shfrytëzojnë këtë.
Islami u bën thirrje të mbrohen nga armiqtë, e ata flenë dhe janë bërë përtacë.
Islami u bën thirrje të jenë të drejtë në udhëheqje, e ata i bëjnë zullum njëri-tjetrit.
Islami u bën thirrje për sjellje dhe moral të mirë, por ata janë dhënë pas imoralitetit dhe jo kulturës.
Islami u bënë thirrje për shfrytëzimin e burimeve tokësore, por ata janë të pakujdesshëm ndaj tyre etj...
Mungesa e moralit dhe shkelja e moralit çojnë në shkatërrimin dhe zhdukjen e popujve.
Poeti arab thotë: “ Mbijetesa e një populli varet nga morali i tij,
Nëse humbet morali i tij, edhe ata humbin “.
Të gjitha shkencat e botës nuk do ti ndihmojnë njeriut , nëse nuk ndien në zemrën dhe brendinë e tij madhërimin e Allahut xh. sh. Dhe frikën prej Tij.
Shembulli i këtij është : si çelësat e dyerve të mbyllura kur nuk ka kush t’i përdorë për t’i hapur ato .
Nëse shkencat dhe njohuritë do të ishin zgjidhje të problemit të kulturës, të virtyteve e të moralit, atëherë kjo botë nuk do të ishte botë e sprovave , dhe njerëzit do ta gjenin veten të detyruar të gjenden
në rrugën e Zotit, vetëm sepse kanë zotëruar këto dituri, dhe kurrë nuk do të ishin të armiqësuar në mes tyre. Mirëpo, vetëm dituria nuk mjafton, sepse, pasi të mësohet, dituria është një punë që edhe pa dashjen tonë rezervohet në mendjet tona , kurse edukata dhe zbatimi i këtyre diturive është punë e deshirës dhe vullnetit tonë.
Njohuria këtu e ka vetëm një ndikim, që është : paraqitja e mënyrës së veprimit .
Dhe kjo nuk ka mundësi ta mposhtë vetë tërë këtë, sepse nevoja më e madhe është zbatimi i kësaj njohurie nga kultura dhe morali.
Padituria nuk është rreziku më i madh në jetën e njerëzve .
Por rreziku më i madh është kur përzihet dituria dhe të logjikuarit e njerëzve me mendime dhe njohuri të gabueshme, dhe kur dituria përdoret për qëllime të caktuara në dëm të interesave shoqërore në llogari të atyre personale ose grupore.
Dituria është e vërteta më e shenjtë në ekzistencë, mirëpo, kur shfrytëzohet sipas dëshirës së njeriut, atëherë ajo kthehet e bëhet armiku më i madh për të.
Ndoshta disa njerëz Allahu i ka ngritur me diturinë e tyre në grada të larta, mirëpo, kur e keqpërdorin dhe e shfrytëzojnë për dëshirat e tyre, atëherë Allahu ata i ul në shkallët më të ulëta. Sepse edhe dituria, edhe vepra duhet të jenë me sinqeritet vetëm për Allahun, pa mendjemadhësi dhe pa qëllime të caktuara individuale e grupore.
Allahu në Kur’an, për këtë kuptim, thotë: “ Dhe lexoju atyre tregimin e atij që i patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë e shoqëroi shejtani , dhe kështu ai u bë prej të humburve.
E sikur të donim Ne, do ta ngrisim lartë me atë( dituri ), por ai nuk iu largua tokës
( dunjasë ) dhe shkoi pas epshit të vet “. ( El earaf 175-176)
Nuk ka zgjidhje tjetër të këtij problemi përveçse njeriu t’i aktivizojë ndjenjat e përcjelljes së Zotit në zemrën e tij. Sepse njeriu, nëse beson në Zotin, e kupton se Zoti e përcjell dhe i di të gjitha sekretet e tij, ia regjistron dhe ia paraqet atij në ditën e kijametit.
Allahu për këtë kuptim thotë: “ Dhe vihet libri ( i veprave ), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as(mëkat) të vogël e as të madh pa përfshirë. Dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bënë padrejtë askujt ”. ( Kehf- 49 )
Nëse e di gjithë këtë; atëherë njeriu duhet ta ndalojë veten nga mëkatet, sepse dikur do të përfundojë ose në Xhehenem të përhershëm, ose në Xhenet të përhershëm.
Dhe nuk mund të jetë kjo gjendja e një myslimani, vetëm atëherë kur ai harron se është mysliman, dhe kësodore vazhdon të harrojë, derisa ta kaplojnë dëshirat dhe epshet e veta.
Kështu ky njeri vazhdon në këtë rrugë dhe i bën 100 llogari për interesat e tij në këtë botë, e nuk bën asnjë llogari për atë që do ta gjejë pas vdekjes.
E në fund, kur t’i vijë vdekja, atëherë i sheh gjërat si janë të vërteta, dhe e sheh këtë botë në formën e saj origjinale.
Allahu për këtë i drejtohet njeriut duke i thënë:
“ Ti ishe në një huti nga kjo e Ne ta hoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mbrehtë “ . (Kaf -22)
Tani këtu zgjohen ndjenjat e tij në shpirtin e tij, mirëpo ato janë ndjenja që burojnë nga zjarri i pendimit, dhe ky pendim në këto momente është i padobishëm.
Armiqtë (e fesë islame) nga tradita, hulumtojnë që të gjejnë në mesin e muslimanëve, që kështu është gjendja e ndonjë muslimani.
Është musliman, por nuk mërzitet fare se ç’vepron, sepse imani i tij është tejet i dobët...
Ai e di se kjo punë është e ndaluar për të, dhe sjell dëm për popullin e tij, mirëpo nuk e llogarit se është duke dëmtuar popullin e tij. ( Te ky person Interesi individual është mbi atë kombëter a fetar apo shoqërorë, i përgjithshëm ).
Armiqtë e Islamit dhe të popullit mysliman shkatërrojnë fenë islame dhe popullin e tij me duart e këtyre myslimanëve të dobët dhe qëlllimkëqij.
Në lidhje me këtë ka një rrëfim:
Kishte rënë pjesa e hekurt e sopatës në një kopsht ku kishte drunj dhe drunjtë filluan drunjtë të frikësoheshin, mirëpo druri më i vjetër, që kishte përvojë, foli dhe u tha drunjve të tjerë: Mos u frikësoni prej kësaj, sepse kjo pjesë e hekurit, po të qëndrojë këtu edhe 100 vjet, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, përveç nëse ndonjëri prej jush ia dhuron veten dhe bëhet bishti i kësaj sopate.
Literatura:
Prof. Dr. Muhamed said Ramadan El buti,
Islami shije për të gjitha shoqëritë njerëzore.
Mr. Ragmi Destani
1068 Shikime