Kumanovën e pret kriza më e madhe e ujit në dekada (video)

19.03.2014

Kumanovën e pret kriza më e madhe e ujit në dekada (video)


Kumanovën e pret kriza më e madhe e ujit në dekada (video)

Për shkak të mungesës së të reshurave të borës, qyteti i Kumanovës pritet të përballet me probleme të mëdha rreth furnizimit me ujë.Këtë e dëshmon fakti, se të dy liqenet akumuluese, i Likovës dhe Gllazhnjës aktualisht posedojnë vetëm rreth 7 milion metra kubë ujë, nga 25 milion sa është kapaciteti akumulues i të dy liqeneve.

Këtë e pohojnë edhe nga Ekonomia e ujrave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës“. Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Emërlla Ukshini, theksoi se bazuar nga gjendja reale të në të dy liqenet, Kumanova do të përballet me me mungesë të ujit, raporton TV Festa.

Poqëse gjatë muajve të pranverës vazhdon të mbaj mot pa të reshura të shiut atëherë Kumanova do të përballet me krizën më të madhe me ujë të pijshëm gjatë disa dekadave të fundit./KBI-Bujanoc.com/

 

1042 Shikime