“Ostrovica” nga Presheva, “Alpin Prishtina” dhe FSK, festojnë me alpinizëm Pavarësinë (foto)

18.02.2014

“Ostrovica” nga Presheva, “Alpin Prishtina” dhe FSK, festojnë me alpinizëm Pavarësinë (foto)


“Ostrovica” nga Presheva, “Alpin Prishtina” dhe FSK, festojnë me alpinizëm Pavarësinë (foto)

Me organizimin e Klubit “Alpin Prishtina”, me datën 17.02.2014, për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u zhvillua një ngjitje e karakterit alpin, me qëllim, pushtimi i Majës së Bistrës (2651 m/lmd).

Në këtë ngjitje morën pjesë edhe bjeshkatarë dhe alpinistë të Klubit “Ostrovica” nga Presheva, si dhe pjesëtarë të FSK-së.

Maja e Bistrës është ndër majat më të larta të Sharrit, ndërsa në kushte dimërore, fsheh vështirësi dhe rreziqe serioze për gjithë ata që e synojnë majen.

Me gjithë erën e fortë dhe të ftohtit, 31 bjeshkatarë/e dhe alpinistë/e u ngjitën në maje dhe e festuan së bashku këtë festë.

Aktivitetet që lidhen me bjeshkatari dhe alpinizëm janë duke marrë hov në Kosovë, dhe këtë e tregon edhe pjesëmarrja e lartë e të rinjve në organizime të tilla.Klubi “Alpin Prishtina” rregullisht organizon aktivitete të tilla në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. /KBI-Bujanoc.com/

1750 Shikime