KDNJ fton studentët e Luginës të marrin pjesë në protestë

02.02.2014

KDNJ fton studentët e Luginës të marrin pjesë në protestë


KDNJ fton studentët e Luginës të marrin pjesë në protestë

Në mbrojtje të studentëve të Universitetit të Prishtinës doli edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ata përmes një reagimi në media kanë shprehur solidarizimin me studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Këshilli për të drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, i cili me vëmendje te posaçme po e sheh gjenden në Universitetin publik të Prishtinës, njëherit dhe duke ndjerë keqardhje dhe dënuar intervenimin e dhunshëm të policisë së Kosovës ndaj protestës së tyre, fton studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë ne fakultete te Kosovës ti bashkohen protestës se nesërme (03.01.2014) në ora 12.00 për të kthyer dinjitetin Universitetit të tyre”, thuhet në reagimin e KDNJ-së me seli në Preshevë.

“Ne studentët, e ish-studentët të Universitetit të Prishtinës, aktivistë e qytetar te Preshevës e Bujanocit duke parë skandalet e fundit në universitet njëherit , duke ndjerë mungesën e UP’s të para vitit 2000, që kur edhe jashtë institucioneve, ngelej bartës i proceseve të mëdha shoqërore e kombëtare, nismëtar të shumë proceseve historike për kombin shqiptar, ftojmë çdo student pa dallim, bashkë me ne në protestat dhe aktivitetet që do të ndërmarrin në vijim studentët dhe shoqëria civile në Prishtinë”, përfundon reagimi./KBI-Bujanoc.com/

1003 Shikime