Myftiu Tërnava në promovimin elektronik të inciklopedisë Islame

28.01.2014

Myftiu Tërnava në promovimin elektronik të inciklopedisë Islame


Myftiu Tërnava në promovimin elektronik të inciklopedisë Islame

Më 25 janar Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava morri pjesë në promovimit elektronik të Enciklopedisë Islame "1oo vite në shërbim të kulturës dhe civilizimit islam"

Promovimi u mbajt në sallën e madhe “Halic kongre merkzi” në Stamboll. Organizatorë i këtij tubimi ishte Diyaneti i Republikës së Turqisë.

Në këtë tubim morën pjesë kryetari i Dijanetit prof Dr.Mehmet Gormez, Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan dhe shumë ministra e deputet të parlamentit të Turqisë. Poashtu në këtë promovim morën pjesë bashkësitë islame të rajonit dhe më gjerë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë me Myftiun e Republikës së Kosovës Mr.Naim ef Tërnava i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame Prof.dr. Qazim Qazimi si dhe Lutfi Ballik, kryetar i KBI të Prizrenit. Në këtë tubim u bë edhe dekorimi i dijetarëve islam të cilët për tridhjetë vite me radhë kontribuuan në përpilimin e Enciklopedisë Islame e cila sot numëron 44 vëllime.

Pas këtij evenimenti Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan takoj Myftilerë të ardhur nga shumë shtete. Myftiu Tërnava poashtu u takua me shumë personalitete të jetës fetare e politike të Turqisë dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë tubim./bislame/-/KBI-Bujanoc.com/

1031 Shikime