Xhamia e fshatit Nasalcë - Bujanoc

01.02.2022

Xhamia e fshatit Nasalcë - Bujanoc


Xhamia e fshatit Nasalcë - Bujanoc

www.kbi-bujanoc.com

Xhamia e Nasalcës, është e ndërtuar më 1716, e rindërtuar për herë të parë më 1905, për herë të dytë e rindërtuar më 1964 dhe për së treti e rindërtuar më 2005.
Imam më herët ka qenë Mulla Skender Aliu nga Letovica.
“Xhamia në Nasalcë duhet të jetë ndërtuar pak para vitit 1850, sepse po në këtë vit fillon me mësim fetar edhe MEJTEPI që gjendej në oborrin e xhamisë.
I pari imam i Xhamisë së Nasalcës ishte emëruar Mulla Ramadan Masurica, i dyti pas tij Hoxhë Garja, i treti Mulla Ahmet Nasalca, pastaj Mulla Ramadani nga Nasalca, i pesti Haxhi Hasani po ashtu nga fshati, i gjashti Hafëz Gerja, pas tij Mulla Zeqirjahi nga Zhunica dhe i teti Hafës Skender Aliu nga Letovica, të cilin e zëvendëson Mulla Agron Halimi nga Nasalca që vazhdon të ushtrojë këtë mision fetar edhe sot”, shkruan Jonuz Fetahaj-Abdulla Bektashi, Nasalca vatër e arsimit, Monografi, Prishtinë, 2007, f.25
Xhamia e Re ndërtohet në qendër të Nasalcës, dhe të gjitha lagjet e fshatit njësoj e kanë
largësinë nga Xhamia.
Pasi Xhamia e vjetër kishte filluar të prishej, të rrënohej, u vendos që të ndërtohet e reja.Xhamia e vjetër u rrënua në vitin 2004.
Xhamia ka një minare, me një sherefe dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558301, me gjatësi gjeografike: 4696529, në lartësi mbidetare: 425 m.
Xhamia e vjetër ishte në mbrojtje ligjore shtetërore.

969 Shikime