Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së

24.01.2014

Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së


Veteranët në kujtim të 14-të vjetorit të daljes së UÇPMB-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton opinionin mbarë kombëtarë se të dielën më datë 26.01.2014 do të shënojë 14 vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kryetari i OVL-së në Bujanoc, Edmond IsufiMe këtë rast Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së me seli në Bujanoc do të organizojë një sërë vizitash, duke filluar me homazhet tek varri i dëshmorit Besim Faiku në Tërnoc me fillim në orën 12, ndërsa një orë më pas në fshatin Dobrosin do të përkujtohet dalja në skenë për herë të parë e UÇPMB-së.

Pas homazheve që do t’i bëhen dëshmorëve, dhe me rastin e 14 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, me fillim në orën 15h do të shtrohet një koktej për të pranishmit.

OVL e UÇPMB-së me këtë rast përmes njoftimit fton qytetarët që të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore, thuhet në fund të kumtesës së nënshkruar nga kryetari i OVL-së Edmond Isufi. /KBI-Bujanoc.com/

1019 Shikime