Të rinjtë e Preshevës drejt Evropës, fajet papunësia

18.01.2014

Të rinjtë e Preshevës drejt Evropës, fajet papunësia


Të rinjtë e Preshevës drejt Evropës, fajet papunësia

Niveli i lartë i papunësisë ka bërë që shumë të rinj nga komuna e Preshevës të zgjedhin vendet evropiane për të kërkuar një jetë më të mirë. Nga ana tjetër kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka potencuar se gjendja e tanishme e të rinjve edhe më tej mbetet shqetësuese,por pushteti lokal ka realizuar një sërë projektesh për të rinjtë e këtij vendi duke krijuar kështu kushte më të mira për jetë.

Qyteti i Preshevës çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë. Nga pamundësia për të pasur një jetë më të mirë, të rinjtë e këtij vendi zgjedhin shtetet e jashtme për të kërkuar  atë që dëshirojnë, ndonëse vendi i tyre nuk u ofron  kushte më të mira.

Shumë të rinj i zgjedhin kafeterit për të kaluar kohën por edhe për të qarë hallet me njëri tjetrin.

Rinia është ardhmëria  kësaj komune, pushteti lokal ka realizuar  disa projekte  numerike që të zhvillohen kushte më të mira ekonomike ka potencuar kështu për radio televizionin Presheva kryetari i komunës Ragmi Mustafa.

Sipas tij shqetësim i madh mbeten të rinjtë që mbarojnë studimet në vende të ndryshme , por përmes projektit  socio ekonomik për 1 vit me radhë pushteti lokal u ka mundësuar atyre të zhvillojnë  praktikë profesionale,duke krijuar kështu kushte më të mira për të gjitha kuadrot.

Kryetari Mustafa thotë  se edhe gjatë këtij viti pushtetit lokal do të vazhdojë me projekte të tilla, në mënyrë që të rinjtë ta ndalin migrimin.

Sipas tij një perspektiv e re do të jetë edhe Zona Industriale, ku pritet të hapen vende të reja të punës.Titulli.com

Komuna e Preshevës është një ndër komunat me natalitet më të madh  në Serbi me të ri, ku afro 70 për qind  të vendit e përbënë rinia./KBI-Bujanoc.com/

1107 Shikime