Manifestimi me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s

14.01.2014

Manifestimi me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s


Manifestimi me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s

më datë 11.01.2014 e Shtune në shtëpin e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u mbajtë Manifestimi fetar kushtuar ditëlindjes së mësuesit të njerzis hz Muhamed Mustafas s.a.v.s,

Ky manifestim u hap me këndimin e disa ajeteve kuranore të kënduara nga Hfz i nderuar Xhemajl Nuhiu nga Shkupi, pastaj fjala përshëndetëse dhe ligjerata e shkurtër rreth Pejgamberit a.s e mbajtur nga krtetari i FRI-së Preshevë Mulla Bejtulla ef. Veseli.

Monologun me titull “Bariu” recitoi aktori i mirënjohur nga Tetova Arsim Fazlija, pastaj këndimi i dy ilahive nga Xhemajl dhe Sabahudin Nuhiu, pas këndimit të ilahive nga vëllezrit Nuhiu u bë shpërdarja e Mirnjohjeve, e një libri dhe të një shume simbulike për nxensit e shkollës fillore dhe të mesme të kumunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Shpërndarjen e Mirnjohjeve e bëri Mulla Mehmet ef. Sahiti, Hfz Llukman Ibrahimi antar të FRI-së dhe kryetari i Kumunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa.

Pas shpërndarjeve të mirnjohjeve aktori Arsim Fazlija recitoi monologun me titull “Hëna u nda” pastaj dhe këndimi i dy ilahive nga vëllezrit Nuhiu.

Në fund u bë dhënia e shpërblimit për dijetarin e Luginës ku ky çmim iu dha mulla Fejzulla Salihut (Mulla Fejzës) dhe shkenctarit të Preshevës ku ky çmim ju nda Dr. Musa Ajetit , këtë çmim ia dhuroi kryetari i FRI-së mulla Bejtulla ef. Veseli.

Në këtë manifestim morën pjes rreth 1000 (njëmijë) qytetar nga kumuna e Preshevës dhe Bujanocit. /KBI-Bujanoc.com/

1241 Shikime