Efektet e thanës

13.01.2014

Efektet e thanës


Efektet e thanës

Pemës i shfrytëzohen frutat, bërthamat, gjethet dhe korubat e drurit apo degëve. Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat, jo vetëm që hahen të freskëta, por ato hahen edhe si komposto dhe marmelatë.

Gjethet përmbajnë 10 deri 15% taninë. Frutat e thanës kanë veti të mira për qitjen e barkut të verës, sidomos te fëmijët. Merren një kg thana gjysmë të pjekura. Zien me sheqer dhe bëhet reçel.

Nga ky reçel u jepet fëmijëve nga 2 lugë kafeje në ditë për ndaljen e barkut. Të sëmurëve me acid (që u është mbledhur uji në bark), u këshillohet kjo përgatitje dhe përdorim, merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe zihen me një litër ujë për një orë e mandej kullohet.

Ky lëng përzihet me çajin e fituar nga shegët e egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle, sa herë që i sëmuri të ketë etje për ujë.

Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të dalët shpesh të barkut.

1255 Shikime