Elbi dhe nivelet e kolesterolit

07.01.2014

Elbi dhe nivelet e kolesterolit


Elbi dhe nivelet e kolesterolit

Elbi është një drithë e pasur me fibra ushqyese dhe shumë e shëndetshme.

Studimet e realizuara nga studiuesit amerikanë kanë analizuar ndikimin e konsumimit të elbit në faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, te personat me nivele lehtësisht të rritura të kolesterolit.

Rezultatet kanë treguar se personat që kanë konsumuar elb, të pasur me beta-glukane (polisakaride të pranishme në drithëra), kanë pasur nivel të ulët të kolesterolit. Efekti i beta-glukaneve nga elbi ka qenë më i shprehur te gratë pas menopauzës dhe te meshkujt.

Andaj, përfshirja e elbit në dietën tuaj, përveç që do t’i japë një shije tjetër ushqimit, është edhe një mënyrë për të mbajtur nën kontroll kolesterolin e përgjithshëm dhe në veçanti atë të keq./KBI-Bujanoc.com/

1017 Shikime