Edmond Isufi , Per te projektuar te ardhmen nuk duet harruar te kaluaren

05.01.2014

Edmond Isufi , Per te projektuar te ardhmen nuk duet harruar te kaluaren


 Edmond Isufi , Per te projektuar te ardhmen nuk duet harruar te kaluaren

Intervistë me Edmond Isufin kryetarë i OVL-UÇPMB-së

“Sa i përket qeverive, Kosovë, Shqipëri, kan bërë shumë pak për mos të thënë asgjë. Koha që kto qeveri të na shikojnë më ndryshe, është kur politika jonë dhe në si popull të jemi më këmbëngulës në kërkesat tona, nëse është nevoja, pse mos të marrmi edhe hapa më rradikal”

OVL-UCPMB1BujanociNet: Z.Isufi, kaluam edhe një vitë jo të lehtë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçmas për ish-ushtarët e UÇPMB-së, Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇPMB -së. Me çka do ta kishit veçuar këtë vit, sa ka qenë pozitiv, dhe a është punuar sa duhet në këtë drejtim?

Isufi: Është shum e vërtetë që ishte një vit me shumë vështirësi dhe shumë padrejtësi që po vazhdojnë të ju bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës e sidomos për kategorit e luftës që kanë një mal me probleme, duke u nis nga siguria, çështja e vështirë ekonomike dhe shumë probleme të tjera, të cilat për momentin nuk kemi ndonjë alternativë për ti zgjidhur. Sa na përket neve si OVL, për të zbutur gjendjen e tyre financiare, mundesit janë të pakta, sepse ne financiarisht jetojmë shumë vështirë, arsyja është se, qeveria në Beograd nuk na ka dhënë mundësinë që ne të regjistrohemi si organizatë, edhe përkundër kërkesave të shumta që i kemi bërë në këtë drejtim. Nëse do të ishim të registruar në Ministrinë përkatësë si organizatë do të kishim pasë mundësi të thithim fonde nga projekte të ndryshme dhe do të kishim mundur të konkurojmë dhe në qeverisja lokale, dhe mundësitë tona do të ishin më të mëdha për ti ndihmuar këto kategori. Do ti kisha bërë thirrje së pari qeverisjeve lokale dhe gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, të jenë më afër kategorive të luftës që vërtetë kanë nevojë për ndihmë.

BujanociNet: Pas 12 viteve sa është realizuar amaneti i dëshmorëve të UÇPMB-së?

Isufi: Dëshmorët dhanë gjithçka, dhanë më të shtrenjtën jetën, invalidët dhanë pjesët e trupit, veteranët rrezikuan jetën, dhe për ta realizuar këtë amanet të dëshmorëve na ka mbetur neve që jetojmë, të zgjedhurve tanë që janë sot në politik, pozit opozit të cilët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për të vazhduar përpara. Për ta realizuar këtë amanet, pra, ploblemi kryesorë është te politika jonë e Lugines dhe normalisht një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipëris, që nuk po merren me broblemet e shumta dhe padrejtësit që po vazhdojnë të na bëhen shqiptarëve të Lugines nga qeveria në Beogradm, pa ndryshuar kursin në asnjë moment.

hqdefault

BujanociNet: Një fenomen jo i hjishëm po ndodhë kohëve të fundit, gjatë këtij viti keni bërë homazhe te të gjitha varrezat e dëshmorëve, por fatkeqësisht interesimi për ti përkujtuar dëshmorët po zbehet gjithnjë e më shumë, si e komentoni këtë?

Isufi: Fatkeqësisht ne si komb shum shpejt harrojmë të kaluarën e afërt, Harrojmë ata që dhanë jetën dëshmorët, harrojmë familjet e tyre që dhanë më të dashurit e tyre për këtë popull. Unë mendoj se është kusht për të vazhduar përpara, duhet shikuar, kujtuar dhe nderuar të kaluarën nëse dojmë që ta projektojmë të ardhmën e sigurtë. Pra po e shfrytëzojë rastin që përmes kësaj interviste ta ftojë popullin, e sidomos ata që ishin krah për krah me dëshmorët e sidomos veteranët e luftës të jemi së bashku në ditët kur bëjmë homazhe, sepse kështu nderohet gjakku i dëshmorve dhe familjet e tyre.

BujanociNet: Z.Isufi, liderët politik shqiptarë të Luginës i ndërprenë bisedimet me Beogradin, sipas OVL-UÇPMB-së a është ky një hap i mirë apo do të duhet që dialogu të vazhdojë?

Isyufi: Duke e parë se qeveria e Beogradit nuk po bën asnjë hap në plotësimin e kërkesave që janë bërë nga politika shqiptare në Luginë, atëhër mendoj që më në fund politikanët tanë u bashkuan dhe morën vendimin e duhur, por ky unitet duhet të vazhdojë sidomos duke e ditur se Sërbia pret nisjen e negociatave për integrim në BE dhe një ndër kushtet për tu bërë pjesë e Europës janë të drejtat e pakicave. Tash kërkohet uniteti i politikes tonë.

BujanociNet: Lugina e Preshevës është bërë si top futbolli, cilës do qeveri që i nevoitet për poena politik para ndërkombëtarëve, sikurse Qeverive shqiptare por edhe asaj serbe e përdorin pa fijen e turpit. Kur do të vijë koha që këto qeveri të na shohin me një sy më serioz?

Isufi: Unë fola edhe më lartë për padrejtësit që na janë bërë me vite, dhe që po vazhdojnë të na bëhen, kohët e fundit, kinse qeveria në Beograd po merr inciativa për të biseduar me spektrin politik në Luginë, unë mendoj që këto iniciativa nuk janë marrë per asgje tjeter, po e them këtë sepse nuk po shohim asnjë lëvizje pozitive nga Beogradi, por po bëhet vetëm për të fituar poena politike para ndërkombëtarëve. Ndërsa sa i përket qeverive, Kosovë-Shqipëri, kan bërë shumë pak për mos të thënë asgjë. Koha që kto qeveri të na shikojnë më ndryshe, është kur politika jonë dhe ne si popull të jemi më këmbëngulës në kërkesat tona, nëse është nevoja pse mos të marrmi edhe hapa më rradikal. /KBI-Bujanoc.com/

1126 Shikime