Vendi ku nuk ka asnjë musliman

05.12.2013

Vendi ku nuk ka asnjë musliman


Vendi ku nuk ka asnjë musliman

Gjatë një udhëtimi me avion dy jomusliman bisedonin njëri me tjetrin. Ata vënë re se afër tyre në avion gjendet edhe një musliman, dhe donin ta provokojnë, andaj njëri prej tyre duke ia shkelur syrin tjetrit tha: “Doja që pushimin ta kaloj në Afrikë, mirëpo mora veshtë se gjysma e popullsisë së saj janë musliman. Mu ofrua që pushimin ta kaloj në Arabinë Saudite, unë nuk pranova sepse e gjithë popullata e saj janë musliman… mendova të shkoj në Pakistan, por mora kuptova se aty nuk mund të marrësh frymë nga muslimanët.”

Në këtë shoku i tij i tha: “Po, përse nuk mendon të shkosh në Evropë për pushime? Ai iu përgjigj: “A nuk e sheh se edhe në Evropë muslimanët janë përhapur gjithandej. Kudo që dalësh në rrugë do të ndeshesh me një prej tyre.” Kështu ata vazhduan në këtë mënyrë ta provokojnë muslimanin.

Atëherë, ai u kthye nga ta dhe me plot qetësi u tha: “Përse nuk udhëtoni për pushime në xhehenem, kam dëgjuar se është i vetmi vend ku nuk ka muslimanë!”/KBI-Bujanoc.com/

1002 Shikime