AGJËRIMI VULLNETAR NË MUAJIN REXHEB DHE SHA'BAN

21.02.2024

AGJËRIMI VULLNETAR NË MUAJIN REXHEB DHE SHA'BAN


AGJËRIMI VULLNETAR NË MUAJIN REXHEB DHE SHA'BAN

www.kbi-bujanoc.com

Agjërimi vullnetar është ligjërisht i lejuar në çdo kohë të vitit, me përjashtim të ditëve në të cilat agjërimi është i ndaluar, si p.sh., dy bajramet, tri ditë pas kurban bajramit, dita e premte në vete, të veçohet dita e shtunë me agjërim, dita e dyshimtë (një ditë para ramazanit), agjërimi i përjetshëm (psh. tërë vitin), ndalimi i agjërimit të gruas vetëm me lejen e burrit të saj dhe vazhdimi i agjërimit edhe natën pa bër iftar.

Për agjërim vullnetar të ndonjë dite, nuk kërkohet ndonjë agjërim tjetër para apo pas asaj ditë apo ditëve që e bën agjëruesi. 
Psh. Nëse agjëron vullnetarisht disa ditë në muajin Rexheb apo Sha'ban apo ndonjë tjetër, nuk kushtëzohet që të ketë agjëruar ditë të tjera vullnetare gjatë vitit.

Agjërimi vullnetar: dmth Sunet: Është ai për të cilën njeriu shpërblehet dhe nuk dënohet për lënien e tij. I Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij, ka dëshiruar për ne agjërim vullnetar, i cili përfshin këto kohë:

1- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit.
Nga Ebu Ejub el-Ensari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe pastaj e pason atë me gjashtë të muajit Sheval, ai është sikur të ketë agjëruar përgjithmonë.” 
(Transmeton shumica përveç Buhariut dhe Nesait).

2- Agjërimi i dhjetë ditëve të Dhulhixhes dhe agjërimi i ditës së Arafatit për johaxhinjtë.

3- Agjërimi në muajin Sha'ban. 
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem agjëronte në shumicën e Sha'banit.
Transmeton hazreti Ajshja Allahu qoftë i kënaqur me të: Nuk e kam parë të dërguarin e Allahun që ta ketë plotësuar ndonjë muaj të plotë me agjërim përveç Ramazanit, dhe nuk e kam parë që të ketë agjëruar në ndonjë muaj më shumë se sa në Sha'ban.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

4- Agjërimi në muajt e shenjtë, të cilët janë: Dhul-Ka’de, Dhul-Hixhe, Muharrem, Rexheb.
Agjërimi i muajit Rexheb nuk ka epërsi ndaj muajve të tjerë, vetëm se është prej muajve të shenjtë.

5- Agjërimi i të hënës dhe të enjtes.
Në një hadith nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Pejgamberi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij, agjëronte më së shumti të hënën dhe të enjten”...etj. (Transmetuar nga Ahmedi).

6- Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji.
E trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë; 
Nga Abdullah bin Amr, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Agjëro tri ditë në çdo muaj, sepse ai është agjërimi i përjetshëm. 
” (Transmeton Buhariu).

7- Agjërimi i një dite dhe prishja e agjërimit një ditë. (Një ditë po, një ditë jo)
Nga Abdullah bin Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Agjërimi më i dashur te Zoti është agjërimi i Davudit. Ai agjëronte një ditë dhe një ditë prishte.” Transmeton Buhariu.

8. Agjërimi i ditës së Ashuras.. etj.

Përpunoi nga arbishtja
Ragmi Destani

118 Shikime