Sekretet e frutave të Xhenetit: Përse Allahu, xh. sh., u betua në fikun?

12.09.2023

Sekretet e frutave të Xhenetit: Përse Allahu, xh. sh., u betua në fikun?


Sekretet e frutave të Xhenetit: Përse Allahu, xh. sh., u betua në fikun?

www.kbi-bujanoc.com

Fiq nuk kishte në Hixhaz dhe Medine. Në Kuran përmenden vetëm në një vend. Allahu i Plotfuqishëm betohet në të në Librin e Tij fisnik. 

“Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en!” (Et-Tin, 1 - 2.) 

Nga Ebu-Ederda transmetohet: “I është dhënë Pejgamberit a.s., një grusht, dhe tha: “Hani!” - edhe ai hëngri e tha: “Sikur të thosha për ndonjë pemë se ka zbritur nga Xhenneti, do të thosha për këtë, sepse pemët e Xhennetit janë pa bërthama. Me të vërtetë largon hemorroidet dhe është i mirë për dhimbje të kockave (artritit)”. 
Ibn-Kajjim në librin e tij “Mjekësia e Pejgamberit” thotë se ekziston një teori shkencore për këtë: Fiku përmban një nivel të lartë të sheqerit dhe mineraleve bazë si kalcium, fosfor, hekur, pastaj vitaminat A, B dhe një sasi të vogël të vitaminës. C, si dhe një sasi të madhe të vitaminës K, e ky është një element që merr pjesë në procesin e mpiksjes së gjakut dhe ndalimit të gjakderdhjes. Vlera ushqyese e frytit të fikut është e lartë, sepse përmban sasi të mëdha sheqeri dhe elementë kalciumi e fosfori. 

Disa veti shëruese të fikut 


1. Trajton konstipacionin (kapsllëkun, jashtëqitjen e fortë): 
Hidhen 3-4 fiq të thatë në një gotë me ujë të ftohtë në mbrëmje ose në mëngjes – hahen fiqtë e zbutur dhe pihet uji. 
Për trajtimin e kapsllëkut mund të përdoren edhe si në vijim: zien tre ose katër fiq, të grirë, të copëtuar dhe të përzier me qumësht lope dhe dymbëdhjetë kokrra rrush të thatë. Kjo përzierje pihet në mëngjes. 

2. Trajton problemet me zorrëve: 
Priten në feta gjashtë apo shtatë fiq të thatë, më pas hidhet vaj ulliri, shtohen disa lugë limon dhe lihen të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Këto feta hahen në mëngjes. 

3. Për trajtimin e plagëve: 
Fiqtë e thatë e të cilësisë së lartë mbulohen me qumësht lope. Disa fiq të thatë hapen dhe lihen të qëndrojnë në qumësht dhe pasi ftohen pak përdoren për të fashuar plagën duke i vendosur në një fashë mbi plagën e hapur dhe duke e fiksuar me një leckë pambuku. Kjo duhet të përsëritet tre ose katër herë në ditë.

4. Për trajtimin e problemeve menstruale: 
Mblidhen 25-30 gjethe fiku dhe zihen në tre litra ujë. Pihen kundër kollës, dhimbjeve menstruale. Përdoren edhe për shpëlarjen e fytit dhe zgavrës së gojës, si dhe për pezmatimin e mishrave të dhëmbëve. 

5. Fiqtë e ruajtur (të thatë): 
Ndihmojnë në nxjerrjen më të lehtë të urinës, si dhe qumështit tek nënat me gji.



Dr. Abdulbasit Muhammed es-Sejjid

334 Shikime