Shtat arsye për ta lexuar Kuranin Fisnik

18.05.2023

Shtat arsye për ta lexuar Kuranin Fisnik


Shtat arsye për ta lexuar Kuranin Fisnik

www.kbi-bujanoc.com

– Kurani është libër unikal

Kjo tingëllon si një sfidë. Kurani thotë se njeriu nuk mund të shkruaj një libër të ngjashëm, sa që edhe nëse bashkohen të gjithë dhe në ndihmë u vijnë edhe xhinët. Kurani këtë  sfidë e vendosi para 1400 vjetëve dhe askush nuk ka pasur mundësi ta mposhtë. Janë shkruar miliarda libra, por asnjëra nuk është sikur Kurani.

– I pa ndryshueshëm

Kurani është i vetmi libër që ka mbijetuar kaq gjatë dhe do të mbijetojë edhe më tej, dhe do të jetë i njëjti ashtu siç u shpall pa ndryshuar asnjë fjalë. Asgjë nuk është shtuar e as që është  hequr diçka që nga shpallja, e cila është përfunduar para 1400 vjetëve.

– I pa mposhtur

Kurani është shpallja e fundit e Zotit për njerëzit. Allahu i Madhërishëm i shpalli Tevratin Musait  a.s Davudit a.s i shpalli Zeburin, Inxhilin Isait a.s dhe Kuranin Muhamedit a.s. Asnjë libër tjetër nuk do të vij dhe ta mposhta apo ta tejkaloj Kuranin Fisnik.

– I pakontestueshëm

Kurani i reziston testit të kohës dhe vendeve. Askush nuk mund të kontestoj të vërtetën për këtë libër. Kur flet për të kaluarën, flet pa gabime. Kur flet për të ardhmen, gjithashtu flet pa gabime. Ai përmend fenomene fizike të cilat njerëzit nuk kanë mundur t’i dinë në atë kohë, mirëpo zbulimet shkencore tregojnë se e gjithë kjo është përmendur në Kuran. Çdo libër tjetër duhet ta rishikojmë për të qenë në harmoni me zbulimet shkencore bashkëkohore, përveç Kuranit. Kurani asnjëherë nuk është në kundërshtim me faktet shkencore.

– Plani ynë për jetën në këtë botë dhe botën tjetër.

Kurani është udhëzuesi më i mirë për organizimin e jetës sonë. Asnjë libër tjetër nuk paraqet një plan gjithëpërfshirës që sqaron të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Gjithashtu, Kurani na sqaron mënyrën se si të sigurojmë lumturinë e përhershme në Botën tjetër. Kurani është udhëzues se si të arrijmë tek Xheneti.

– Udhëzues si dhuratë nga Zoti

Allahu i Madhërishëm nuk na ka lënë vetëm. Ne jemi këtu me arsyeje. Allahu na tregon për çka na ka krijuar, çka kërkon nga ne dhe çka ka përgatitur për ne. Sepse, nëse çdo makinë përdoret në kundërshtim me udhëzimet e prodhuesit, do të prishet. Çka është puna me ne? Kemi manualin tonë? Kurani është që nga krijimi ynë.  Ai është udhëzuesi që ne të shohim se a funksionon çdo gjë në mënyrën e drejtë.

Ky është udhëzimi nga Allahu i Madhërishëm, Ai kënaq shpirtin, pastron zemrën, largon dyshimin dhe na sjell rehatinë.

– Mënyrë e komunikimit me Krijuesin tonë

Njerëzit janë qenie shoqërore. Ne duam të komunikojmë me tjerët. Kurani na mëson se si të komunikojmë me Krijuesin tonë. Kurani na mëson kush është Allahu dhe me cilat Emra ta thërrasim, dhe në cilën mënyrë të komunikojmë.

Përshtati: Arsim Dauti

Islampress

198 Shikime