Çfarë mësoi besimtari nga jeta?

10.05.2023

Çfarë mësoi besimtari nga jeta?


Çfarë mësoi besimtari nga jeta?

www.kbi-bujanoc.com

Ai mësoi që kjo jetë e shkurtër është e përzier dhe e ngatërruar, mes të mirës dhe së keqes, mes drejtësisë dhe dhunës, mes të vërtetës dhe të kotës, mes gëzimit dhe dhimbjes. Ai mësoi se kjo jetë nuk është qëllimi dhe preokupimi, e as përfundimi i tij.

Ai mësoi se kjo jetë është thjeshtë rruga për një jetë tjetër më të mirë, për  një jetë tjetër që mbetet dhe vazhdon, jo si kjo që ikën e mbaron.

Ai mësoi se vetëm ajo jetë është bërë që njeriu të marrë atë që ka vepruar, e mirë a e keqe qoftë. Në këtë mënyrë, ai u rehatua nga pyetja që e mundonte vazhdimisht rreth jetës dhe vdekjes: ‘‘Cila është e fshehta që ato mbajnë? Ç’vjen pas tyre?‘‘

Besimtari u ndie i qetë kur mësoi se është krijuar dhe bërë për jetën e pasosur dhe se vdekja ndodh vetëm që ai të kalojë nga një etapë në tjetrën, nga kjo jetë në të amshueshmen.

Islampress

222 Shikime