Lutja me rastin e ballafaqimit me vështirësi dhe sprova serioze

20.09.2022

Lutja me rastin e ballafaqimit me vështirësi dhe sprova serioze


Lutja me rastin e ballafaqimit me vështirësi dhe sprova serioze

www.kbi-bujanoc.com

Njeriu çdo herë duhet të lëviz, të planifikojë, të angazhohet dhe të durojë. Por, ka raste kur ai ballafaqohet me të papritura dhe sprova, që, ndonjëherë, vijnë edhe pa kujtuar e menduar.

Në raste të këtilla, përveç orvatjes për tejkalimin e tyre, si një fuqi e shtuar dhe një mundësi e mirë për ndihmë është lutja, respektivisht ajo që na ka mësuar Muhammedi a.s.

Tregohet nga hazreti Enesi r.a. se Muhammedi a.s., kur vihej në sprovë dhe përballej me vështirësi serioze, gjithmonë lutej kështu:

“Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she`ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin!”

“O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lër t’i mbështetem vetes sime, as sa një lëvizje e syrit.” (Imam Nesaiu dhe Hakimi)

Përgatiti: Hfz. Mehas Alija

(Islampress)

371 Shikime