BESIMTARJA NGA KËRÇOVA OFRON TËRË PASURINË E SAJ PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË KËRÇOVË

15.09.2022

BESIMTARJA NGA KËRÇOVA OFRON TËRË PASURINË E SAJ PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË KËRÇOVË


BESIMTARJA NGA KËRÇOVA OFRON TËRË PASURINË E SAJ PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË KËRÇOVË

www.kbi-bujanoc.com

Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti me anë të një postimi që ka bërë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për ofertën që i është bërë për ndërtimin e xhamisë.
“Në historinë Islame, kemi shumë shembuj të bukur të ndihmës dhe sakrificës në rrugë të Allahut të Madhrishëm, të cilat i lexojmë me ëndje dhe na rrenqethet trupi.
Por, për mua, sot shembulli ishte i veçantë ,nuk e lexova, por e perjetova.
Sot në zyrën time duket që pata mysafirin historik të detyrës time, edhe ate një Nënë besimtare e cila me tha:
Jam këtu të afroj tërë pasurine time për ndertimin e një xhamie të re në Kërçovë, këtë vendim e kam marrë pasi i kam kryer obligimet ndaj familjes dhe pjesën tjetër e investoj në xhami, për shpirtin e bashkshortit tim të ndjerë,me të cilin kemi jetuar dhe punuar mbi tridhjetë vite në Zvicër.
I befasuar nga vendimi dhe gatishmëria e flaktë e kësaj Nëne, morra përsiper që të bëjmë gjithçka . I thashë që do angazhohemi maksimalisht në bashkëpunim dhe me ndihmën e institucioneve, Bashkësisë Fetare Islame dhe Komunës së Kërçovës për ta vënë edhe praktikisht në jetë këtë projekt në të mirë të myslimanëve të Kërçovës.
Allahu i Madhërishëm e shpërbleftë dhe i dhashtë jetë e begati”, ka shkruar Qamil Rushiti

393 Shikime