Çfarë duhet të them kur bie shi dhe kur dëgjoj bubullimat?

08.06.2022

Çfarë duhet të them kur bie shi dhe kur dëgjoj bubullimat?


Çfarë duhet të them kur bie shi dhe kur dëgjoj bubullimat?

www.kbi-bujanoc.com

Pyetja:

1. Çfarë lutje thuhet kur bie shi dhe kur sheh vetëtimën, e dëgjon bubullima?
2. Cili është hadithi që tregon se lutjet në kohë të reshjeve, janë të pranuara?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se kur i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shihte shiun tek po binte,  thoshte: “Allahume sajiben nafian (O Allah, bëje atë një reshje të dobishme)”. E transmeton Buhariu (1032)

Sipas një versioni të transmetuar nga Ebu Davudi (5099), ai thoshte: “Allahume sajiben henien (O Allah, bëje atë një reshje të lehtë).” Shejh Albani e vlerësoi sahih.

Fjala sajib ka kuptimin; shiu që rjedh dhe bie. Allahu, i Lartësuar, thotë: “Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë.” Bekare, 19.
Shih: Mealim es-Sunan nga Hatabi (4/146).

Preferohet të dilet në shi e të bie pak mbi trupin e njeriut, për shkak se është transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: Kur ishim me të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na zu shiu. I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ngriti një pjesë të rrobës së tij në mënyrë që shiu të binte mbi të. Ne i thamë: O i dërguari i Allahut, përse e bëre kështu? Ai tha: “Sepse sapo ka ardhur nga Zoti i tij”. Transmeton Muslimi (898).

Kur binte shi i ashpër, i dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) thoshte: “Allahume havailejna ve la alejna, Allahume alel ekerimi ve dharabi, ve butunil evdijeti, ve menebiti shexher; Allahu ynë, le të bjerë shiu përreth nesh dhe jo mbi ne, O Allah, (le të bjerë) mbi male e kodrina, mbi shtigjet e luginave dhe vendet ku rriten pemët). ” Transmeton Buhariu (1014).

Sa i përket duasë kur dëgjohet bubullima, është transmetuar nga Abdullah ibn Zubejr (Allahu qoftë i kënaqur me të) se, kur ai dëgjonte bubullimat, ndalej nga të folurit dhe thoshte: Subhane ledhi jusebihu ra’du bi hamdihi vel-meleiketu min hifetihi (I Lartësuar është Ai, që edhe bubullima e falenderon Ate (Perëndinë), por edhe engjëjt, nga droja ndaj Tij ) Sureja Ra’d, :13. Pastaj thoshte: Ky është një paralajmërim i madh për banorët e tokës.[1]

Nuk dimë për ndonjë fjalë nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në lidhje me këtë.

Njejtë, nuk ka asnjë dhikër apo dua që është transmetuar nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur shihen rrufetë, për aq sa dimë. Allahu e di më së miri.

Së dyti: Koha kur zbret shiu është një kohë e mirësisë dhe mëshirës nga Allahu për robërit e Tij, zgjerim i shkaqeve që u sjellin atyre mirësi dhe është një kohë e volitshme ku përgjigjen duatë.

Në hadithin e Sahl ibn Sa’dit thuhet se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Dy (dua) nuk refuzohen: duaja pas ezanit dhe duaja kur bie shi”.[2]

Allahu e di më së miri.

50 Shikime