Edukimi i fëmijëve është nderim për prindërit

01.06.2022

Edukimi i fëmijëve është nderim për prindërit


Edukimi i fëmijëve është nderim për prindërit

www.kbi-bujanoc.com

Sa e larte dhe sa e paste është edukata islame ! e sa larg janë muslimanët ne ditët e sodit nga kjo edukatë ! ngase shpesh dëgjojmë dhe shohim se çfarë bëjnë bijtë dhe vajzat me prindërit e tyre duke i rrahur ose duke i vrare për gjera shumë të ulëta, All-llahu na ruajt nga këto mëkate te mëdha.

Transmetohet nga Abdullah bin Amr bin Asi r.a. i cili thotë se Pejgamberi a s. ka thënë: "Nga mëkatet e mëdha është qe njeriu ta shaj prindin e tij ", i kanë thënë: "O i dërguari i All-llahut! a e shan njeriu prindin e tij?" ka thënë Pejgamberi a s.: "Po! e shan babën e dikujt dhe shahet baba i tij, e shan nënën e dikujt dhe shahet nena e tij". (1)

Transmetohet nga buhariu se Pejgamberi a s. ka thënë: " Vërtetë nga mëkatet e mëdha është qe njeriu ta mallkoi prindërit e tij" iu është thënë o i dërguari i All-llahut! si e mallkon njeriu prindërit e tij? Pejgamberi a.s. ka thënë: "e shan njeriu prindin e dikujt dhe shahet nena dhe babai i tij". (2)

Pejgamberi a s. e ka sqaruar shumë mirë dhe qarte madhështinë e kujdesit ndaj prindërve dhe vlerën e larte për këtë përkujdesje ,dhe ka urdhëruar qe te ruhet me shumë kujdes mirësjellja me ta, ka tërheq vërejtjen shumë rreptë për mosrespektimin e tyre ose lëndimin e tyre çfarëdo qofte ky lëndim i paket apo i shumët ,pa marre parasysh e dine prindërit apo nuk e dine për demin qe ua ke shkaktuar ,qoftë gjate jetës se tyre apo pas vdekjes se tyre, ka tërheq vërejtjen sepse kjo është nga mëkatet e mëdha dhe është mosrespektimi me i madhe... dhe mu për këtë shkak shokët e Pejgamberit a.s. këtë pune e kanë llogaritur i pune te ndyre dhe janë larguar shumë larg nga gjera te tilla, sepse kjo është ne kundërshtim te plote me natyrshmërinë e njeriut.

Nga thëniet e Pejgamberit a.s kuptojmë se nuk është kusht qe njeriu te shaj prindërit e tij para syve te tyre por nëse e shan prindin e dikujt atëherë ai e shan prindin e tij.

Mundet qe te dy prindërit apo njeri nga ta te jetë shkaktar ne mbjelljen e këtij mosrespektimi ne zemrat e fëmijëve te tyre duke mos i edukuar ata ne frymën islame sepse mos edukimi ne frymën islame donë te thotë se prindi është bere shkaktar qe fëmijët e tij te jen mos respektues kjo si shkak i lënies anash edukatës islame ,dhe mu për këtë shkak nuk ka pse te pres nga fëmijët dua te mira dhe as te pret nga ta ndonjë te mire madje mund te jene te mallkuar për mos edukate dhe te jen te dëmtuar sepse nuk i ka mirë edukuar fëmijët.

Edukata e fëmijëve ka qene dhe vazhdon te mbetet një nga ibadetet më me vlere dhe një nga punët qe ofrojnë tek All-llahu xh.sh, e si mos te jetë kështu !! kur edukimi i fëmijëve është edhe një lloj xhihadi edhe me i madh dhe më me vlere se shumë ibadete,sepse fëmijët e sodit janë burrat e se nesërmes ,janë burrat dhe grat e se ardhmes, për ta bere edhe me te qarte dhe me bindëse këtë kemi një thënie te pejgamberit a.s. qe transmetohet nga Xhabir bin Semre se Pejgamberi a.s. ka thënë: "ta edukoi njeriu fëmijën e tije është me e mire se sadaka sa një sa'a". (3)

Këta trashëgimtarë janë drita e syve, janë fryti me i mire pas vdekjes , nëse janë edukuar ashtu siç duhet me edukatën islame transmetohet një numër i madh hadithesh për edukatën e fëmijëve qe te gjitha e forcojnë njëra tjetrën një nga këto hadithe dhe thënie te Pejgamberit a.s. është :" nderoni fëmijët tuaj dhe edukoni me edukate te mire". (4)

Fëmijët duhet qe me shumë kënaqësi ti pranojnë edukatat e dhëna nga prindërit dhe ta pranojnë urdhrin dhe porosinë e All-llahut xh.sh për respekt për prindërit, për nderim dhe lutje te sinqerte për prindërit ashtu siç thotë All-llahu xh.sh. ne Kuranin e madhërishëm : "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese), Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (Isra 23-24).

Pejgamberi a.s. thotë: "Bëjini fëmijët tuaj qe te kenë kujdes ndaj namazit dhe mësojini atyre te mirën sepse e mira kthehet". (5)

Prindërit ne veçanti dhe te mëdhenjtë ne përgjithësi duan apo nuk duan janë shembull për fëmijët ,dhe nuk është për tu çuditur nëse shohim nga mosbesimtaret te i largojnë dhe mallkojnë prindërit e tyre ,sepse kurani famëlartë ka regjistruar ne shumë vende atë çka kane thënë All-llahu xh.sh ne kuranin famëlartë thotë : " Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!" (Shuara 74) , " Jo, por ata thanë: "Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre , Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". ( Zuhruf 22-23 ).

pastaj All-llahu xh.sh i ka urdhëruar muslimanët qe ta mbrojnë vetveten dhe familjet e tyre nga mëkatet te cilat bëjnë qe krijuesi te jetë i hidhëruar e ne lidhje me këtë All-llahu xh.sh ne kuranin famëlarte thotë: " O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara. (Tahrim 6).

Mendimet e dijetareve ne lidhje me komentimin e këtij ajeti kranor janë te shumta te cilat i ka cekur Ibni Kethir ne tefsirin e tij disa nga to janë : Aliu r.a. thotë: edukoni dhe mësojini, Ibni abas thotë : nënshtrojuni All-llahut largohuni nga mëkatet dhe urdhëroni familjet tuaja për dhiker do te bej All-llahu qe te jeni te shpëtuar nga zjarri, Muxhahidi thotë: keni frike All-llahun xh.sh dhe urdhërojini familjet tuaja për takva , Dahak thotë: është obligim i besimtarit qe ta mësoi familjen e tij dhe te afërmit me atë çka ka urdhëruar All-llahu xh.sh dhe ti mësoi qe te largohen nga ato qe All-llahu xh.sh i ka ndaluar.

Pejgamberi a.s. ne një hadith te vërtetë i cili transmetohet nga Imam Ahmedi dhe te tjerë i cili thotë: "Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz derisa ata janë ne moshën shtate vjeçare, dhe rrihini kur ata janë ne moshën dhjete vjeçare dhe ndani ne shtrat". (6)

Po ashtu All-llahu xh.sh iu ka drejtuar besimtaret dhe i ka urdhëruar qe ti edukojnë fëmijët e tyre qe te mos hyjnë te prindërit e tyre gjate natës dhe ne kohen e mesditës vetëm se duke kërkuar leje për hyrje te prindërit , ne mënyrë qe te jen te edukuar me edukate te pastër këtë e sqaron All-llahu xh.sh ne kuranin famëlartë ku thotë : " O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti. (Nur 58).

E kur fëmijët te hyjnë ne moshën madhore te mos hyjnë kurrsesi tek prindërit ne asnjë mënyrë pa kërkuar leje nga ata ,edhe për këtë qeshtje All-llahu xh.sh thotë : " E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dipozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti . (Nur 59).

Prindërit nuk duhet qe ne asnjë mënyrë ta len anash edukatën dhe kontrollin ndaj fëmijëve ne mënyrën me te mire te mundshme .

Transmetohet nga Abdullah bin Amr i cili thotë: një dite me thirri nene ime dhe Pejgamberi a.s ishte ne shtëpinë tone ulur, nena me tha: eja te jap diçka, atëherë Pejgamberi a.s i tha: "çka doje t'i japësh" ajo i tha: i kam japë një hurme, Pejgamberi a.s. i tha asaj: "sikur te mos i kishe dhënë asgjë do te ishte shkruar një gënjeshtër për ty". (7)

Në përgjithësi të gjithë ata që All-llahu xh .sh i ka nderuar me udhëheqjen e familjes dhe përkujdesjen ndaj familjes u themi që të kenë frikë nga All-llahu xh.sh për ç'do fjalë dhe për ç'do punë dhe ne çdo gjë dhe ta dine shumë mire dhe qarte se All-llahu xh.sh do ti pyes për çdo gjë qe kanë vepruar pa marrë parasysh a janë kujdesur mirë apo nuk janë kujdesur për ç'do gjë që ka urdhëruar All-llahu xh.sh. Pejgamberi a.s. thotë: "të gjithë ju jeni kujdestar (çoban) dhe çdo njeri nga ju është përgjegjës për kopenë e tij, udhëheqësi është kujdestar për njerëzit dhe është përgjegjës për ta, dhe njeriu është përgjegjës për familjen e tij". (8)

Në fund nuk duhet harruar se islami i ka kushtuar një përkujdesje të veçantë edhe ndaj fëmijëve që e kanë humbur njërin nga prindërit apo i kanë humbur që të dytë, këta fëmijë quhet jetim dhe All-llahu xh.sh na ka obliguar qe te kujdesemi dhe ti mbrojmë ata me shumë kujdes dhe me shumë dhimbje ,ne lidhje me jetimin All-llahu xh.sh. ne kurani famëlartë thotë: " Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti." (Bekare 220).

Transmeton buhariu se Pejgamberi a.s. ka thënë: "unë dhe ai qe kujdeset për jetimin jemi ne xhenet kështu dhe ka ngrit gishtin tregues me gishtin mesëm" (9)

Po ashtu ne një ajet tjetër uranor All-llahu xh.sh thotë: " Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës." (Nisa 6).

Pa asnjë dyshim është se nëse prindërit janë te edukuar me edukatën e larte islame kjo është shumë e dobishme edhe për fëmijët e tyre, trashëgimia me e mire qe lënë prindërit pas vetes janë fëmijët e edukuar mire dhe me edukatën islame, ti edukojnë me nënshtrim ndaj All-llahu xh.sh dhe me fjale te mira e te bukura këtë shumë qarte dhe bukur e thotë All-llahu xh.sh ne kuranin famëlarte ku thotë: " Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë (jetimëve) fjalë prindërore." (Nisa 9),

" Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim! (Kehf 82),

" Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (Furkan 74).



Fusnotat :

1. Muslim 1/92
2. buhari 10/403 , Muslim 1/92
3. Tirmidhi 4/327-328
4. Sunen ibni maxhe 2/1211
5. Muxhemea zevaid 1/290
6. Sunen ebu dawud 1/334 , Musned ahmed 2/180-186
7. Sunen ebu dawud 4/298 , Musned ahmed 3/447
8. Musned ahmed 2/102
9. Buhari 9/439 , Muslim 4/2287 , Ebu dawud 4/338

1039 Shikime