Hoxha dhe i sëmuri

11.03.2022

Hoxha dhe i sëmuri


Hoxha dhe i sëmuri

www.kbi-bujanoc.com

Kishte ndodhur që një hoxhë tërë ditën kishte udhëtuar, askund nuk e kishte ‎shijuar asnjë grimcë buke, derisa kishte mbërritur në një fshat. Pasi mbërriti ‎aty, filloi të mendohej se si do të ushqehej.‎

Në ndërkohë, erdhën disa njerëz dhe e pyetën nëse dinte t’i lexonte diçka një ‎të sëmuri, në mënyrë që t’i lehtësoheshin dhimbjet. ‎

Hoxha me kënaqësi pranoi, iu afrua dhe u tha që t’ia sillnin një kilogram mjaltë ‎dhe një kilogram bukë, në mënyrë që aty t’i lexonte të sëmurit. ‎

Ata ia sollën ato, pastaj hoxha e mori bukën dhe mjaltin, lexoi diçka në to, ia ‎solli të sëmurit rreth qafe, dhe tha: “Inshallah do të bëjë më mirë!”

Kur të nesërmen i sëmuri vdiq, ata i thanë hoxhës: “Çfarë lutje ishte ajo, kurse i sëmuri vdiq!”

Meqë rast, hoxha tha: “Lutja ishte e mirë, sepse nëse nuk do të vdiste ai, do të kisha vdekur unë nga uria.”

Përkthim: Miftar Ajdini

1236 Shikime