BUJANOCI NDIHMON HASANBEGUN

17.08.2016

BUJANOCI NDIHMON HASANBEGUN


BUJANOCI NDIHMON HASANBEGUN

KBI-Bujanoc vizitoi Hasanbegun

Dje më 16 gusht 2016, një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit i përbërë nga: Kryetari Sulejman ef. Fejzullahu, kryeimami Ragmi Destani, kryetari i shoqatës Humanitare Gjysëmhëna Izeir Destani dhe Imami Muhamed Xhemaili, vizituan Bashkësinë Islame të Maqedonisë ku u prtën fillimisht nga Kryetari i OH HILAL Mustaf Dauti. 
Në këtë takim delegacioni i KBI të Bujanocit u informua hollësisht rreth fatkeqësisë që ndodhi në Hasanbeg, dhe kushteve të vështira që po përjeton popullata atje, ku më pas të shoqëruar nga Kryetari i OH HILAL doli edhe në teren për të parë gjendjen drejtpërdrejtë.
Pas kësaj, Kryetari i KBI të Bujanocit Sulejman ef. Fejzullahu, Organizatës HILAL i dorëzoi mjetet e tubuara në xhamitë e Bujanocit në xhumanë e fundit, e që ata të shpërndajnë në Hasanbeg ushqim, veshje dhe nevoja të tjera familjeve të prekura nga vërshimet.
Mjetet e tubuara që iu ndorëzuan OH HILAL e të cilat ishin tubuar nga aksioni i KBI- së nëpër të gjitha xhamitë e Komunës së Bujanocit ishin gjithsejt: 7684, 50 Euro.
Më pas u zhvillua edhe një takim i ngrohtë me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman ef. Rexhepi, i cili e falënderoi KBI-në e Bujanocit dhe popullatën e Bujanocit për kontributin e dhënë. 
KBI me këtë rast i falënderon shumë, të gjithë ata që iu përgjigjën kësaj fushate, dhe gjithashtu falënderon Bashkësinë Islame të Maqedonisë për kontributin e saj në këtë drejtim.
Duke e lutur Allahun e madhëruar që gjendja e krijuar në Hasanbeg të kalon sa më shpejt dhe Zoti t’i ruaj dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tilla natyrore.

Njofton shërbimi për informim pranë KBI Bujanoc
17. 08. 2016

/KBI-Bujanoc.com/

3110 Shikime