Xhemati i Xhamisë së Madhe në Ferizaj e bën me shtëpi një skamnor

18.01.2016

Xhemati i Xhamisë së Madhe në Ferizaj e bën me shtëpi një skamnor


Xhemati i Xhamisë së Madhe në Ferizaj e bën me shtëpi një skamnor

Sadri Zogaj dhe familja e tij nga Ferizaj prej vitesh kishin jetuar në një shtëpi të vjetër dhe pa kushte për jetë. Ky nevojtar të hënën i ka dhënë fund këtij problemi pasi që xhemati i Xhamisë së Madhe ëMulla Veselië në Ferizaj e ka bërë me strehë.

Sadriu, para pak kohësh ka gjetur punë në këtë xhami, si mirëmbajtës,ndërsa problemin e strehimit nuk ka mundur ta zgjidhë pa ndihmën e bamirësve.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment, i jam mirënjohës xhematit të kësaj xhamie dhe imamit e hoxhallarëve që më kanë ndihmuar. Kam jetuar në një shtëpi shumë të vjetër, të ndërtuar në vitet 70-ta dhe kam hequr bashkë me anëtarët tjerë të familjes. Nuk kam pasur mundësi të ndërtoj shtëpi dhe shokët morën iniciativën për këtë. Sot jam shumë i emocionuar, sepse po jetoj në kushte shumë të mira”, ka thënë Zogaj, duke falënderuar gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shtëpisë së tij të re.

Iniciatori për ndërtimin e kësaj shtëpie, Haxhi Ahmet Sadiku, nga këshilli i xhematit ka thënë se ndërtimi komplet i kësaj shtëpie dhe meremetimi i saj ka kushtuar 21 mijë euro.

“Kemi kontribuar g jithë për ta bërë me kulm mbi kokë këtë nevojtar. Për shtëpinë e tij janë shpenzuar 21 mijë euro. Ne kemi ndihmuar edhe të tjerë kohë pas kohe, kjo nuk është as ndihma e parë e as e fundit që po bëjmë për këta hallexhinj”, ka thënë Sadiku.

Ndërkaq imami i Xhamisë së Madhe, hoxhë Mustafë Ahmeti ka falënderuar xhematin për shprehjen e solidaritetit me këtë nevojtar si dhe njerëzit nga diaspora që kanë dhënë para për këtë ndërtimin e kësaj shtëpie për Zogajn.

“Xhemati është i gatshëm çdo herë për të ndihmuar nevojtarët. Ne për çdo muaj ndihmojmë me pako ushqimore njerëzit në nevojë, dhe këtë do ta bëjmë deri sa të ketë nevojë” ka thënë hoxhë Mustafa.

Xhamia “Mulla Veseli” në Ferizaj me këshillin e saj dhe imamët është e njohur për shumë iniciativa bamirësie në përkrahje të njerëzve me nevojë.

/KBI-Bujanoc.com/

528 Shikime