Zvicër: Mr. Bekim Alimi zgjedhet kryetar i Organizatës “DIGO”

06.12.2015

Zvicër: Mr. Bekim Alimi zgjedhet kryetar i Organizatës “DIGO”


Zvicër: Mr. Bekim Alimi zgjedhet kryetar i Organizatës “DIGO”

Në mbrëmjen e së shtunës, më 05.12.2015, në lokalet e Hotelit “Inseli“, në qytetin Romanshorn të Zvicrës lindore, u mbajt mbledhja e Kuvendit të DIGO-s, një organizatë kupolë që mbledh rreth vetës një numër të organizatave dhe bashkësive të tjera islame që ushtrojnë veprimetarinë e tyre fetare në pjesën lindore të shtetit Zvicran.

Në këtë takim, përveç që u raportua për aktivitetet e viteve të kaluara, u zgjodh edhe kryesia e re, me një kryetar të ri, Mr. Bekim Alimi.

Bekim Alimi e merr postin e kryetarit të kësaj organizata të rëndësishme për rajonin dhe më gjërë, pasi para disa muajsh, kryetari i parë i saj, Dr. Hisham Maizar, ndëroi jetë.

Më parë B. Alimi ka ushtruar postin e nënkryetarit në këtë Organizatë.

Në këtë takim u zgjodhën edhe anëtarë të rinj, si imamë dhe aktivistë të tjerë, të cilët do të mund të japin mundin e tyre për të mirën e muslimanëve dhe të shoqërisë mbarë në kuandër të DIGO-s.

Ndryshe DIGO, Organizata ombrellë e bashkësive islame për rajonin e Zvicrës lindore, u themelua në vitin 2003.

/KBI-Bujanoc.com/

3912 Shikime