Prishja e suneteve katër rekatëshe

08.11.2015

Prishja e suneteve katër rekatëshe


Prishja e suneteve katër rekatëshe

Shpeshherë kam vërejtur në xhamitë tona në Maqedoni dhe më gjerë, që disa nga xhemati duke shpresuar që të mos vonohen për farzin e namazit te drekës, ikindisë dhe të jacisë japin selam në uljen e parë të suneteve katër rekatëshe, që falen para këtyre namazeve!

Tani si është puna e këtyre rekatëve a duhet të rifalen kaza apo jo? Nëse po, sa duhet të rifalen 2, 4 apo ka ndonjë shpjegim më të detajuar?!

Këtë mesele e sqaron në mënyrë të shkëlqyer eruditi i fikhut hanefi, Imam Ibrahim Halebiu i cili thotë:

a). Nëse niset me kryerjen e ndonjë namazi vullnetar (tetavu’) duke synuar katër rekate dhe pastaj ky namaz i nisur shkëputet-prishet ende pa i plotësuar dy rekate, atëherë ky njeri obligohet vetëm me dy rekate. D.m.th. me rifalje kaza të vetëm dy rekatëve edhe atë sipas qëndrimit të Imam Ebu Hanifes dhe Imam Muhamedit [rahimehumallah].
Ndërsa, sipas një transmetimi të Imam Ebu Jusufit [rahimehullah] ky njeri obligohet me rifalje kaza të të gjithë katër rekateve.

b). Nëse namazi në fjalë prishet pasi të i ketë plotëuar dy rekate, atëherë:

– Nëse prishja bëhet para ngritjes për në rekatin e tretë obligohet me rifalje kaza të vetëm dy rekatëve edhe atë sipas Imam Ebu Jusufit [rahimehullah]. Ndërsa, sipas Imam Ebu Hanifes dhe Imam Muhamedit [rahimehumallah] ky njeri në këtë rast nuk obligohet me asgjë.

– E nëse prishja bëhet pas ngritjes për në rekatin e tretë, atëherë njëzëri (bi’l-itifak) obligohet me rifalje kaza të vetëm dy rekatëve.

Kjo rregull e cila obligon rifaljen kaza të vetëm dy rekatëve për rastin kur bëhet prishja e namazit të nisur prej katër rekatëve (vullnetare), vlen vetëm për namazet sunet që nuk janë të llojit “ravatib”. D.m.th. vlen për katër sunetet e ikindisë dhe katër të jacisë.
c). Ndërsa, nëse niset me faljen e katër suneteve “ravatib”, si p.sh. katër rekatët para farzit të drekës, katër para farzit të xhumasë dhe katër pas farzit të xhumasë dhe pastaj këto sunete i shkëputë diku në dy rekatët e para apo në dy rekatet e dyta, atëherë obligohet me rifalje kaza të të gjithë këtyre katër rekatëve edhe atë njëzëri (bi’l-itifak).

Kjo, ngase këto sunete (që përmenden në pikën “c”) nuk janë ligjësuar me më shumë se një selam. Mu për këtë arsye në uljen e parë të tyre nuk këndohen “salavatet” ndaj Pejgamberit alejhisselam dhe në fillim të rekatit të tretë nuk bëhet këndimi i “subëhaneke”, ngase këto katër rekate janë një namaz i pandarë.

Alltëni i hanefinjëve, Imam Ibrahim Halebiu në “Halebi Sagir”, fq. 182.

Përktheu: Hazir D. Selmani

/KBI-Bujanoc.com/

3235 Shikime