Paris: Mbi 1 milion njerëz në marrëshin kundër sulmeve terroriste

11.01.2015

Paris: Mbi 1 milion njerëz në marrëshin kundër sulmeve terroriste


Paris: Mbi 1 milion njerëz në marrëshin kundër sulmeve terroriste

Më shumë se 55 liderë botërorë dhe mbi 1 milion njerëz morën pjesë në marshin e unitetit për të nderuar viktimat e sulmeve të fundit vdekjeprurëse që vranë 17 njerëz në Francë.

Liderët së bashku me presidentin francez Francois Hollande u mblodhën me turmen masive duke ecur dorë për dore në sheshin Place de la Republique.

Fillimisht ishte planifikuar që liderët të ecin rrethë tre kilometra distanc drejt sheshit Place de la Nation, por për shkak të pjesëmarrjes së madhe ata ecën vetëm për disa metra.

Organizatorët thanë se numri i njerëzve që morren pjesë ishte rreth 1.500.000 milion njerëz.

Në fund të marrëshit Hollande shtrëngoi duart me udhëheqësit e botës dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre. Ai pastaj ofroi ngushëllimet e tij për ekipin e revistës satirike franceze Charlie HEBDO, dhe familjet e viktimave të cilët gjithashtu ishin pjesë e marshimit.

Përpara tubimit presidenti francez Francois Hollande foli në Pallatin Elize para udhëheqësve ndërkombëtarë ku tha "Paris sot është kryeqyteti i botës".

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ,Kryeministri britanik David Cameron, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, Mbreti i Jordanisë Abdullah ishin në mesin e pjesëmarrësve./KBI-Bujanoc.com/

1328 Shikime