Komandantët muslimanë dhe qëndrimi i tyre ndaj robërve të luftës

29.12.2014

Komandantët muslimanë dhe qëndrimi i tyre ndaj robërve të luftës


Komandantët muslimanë dhe qëndrimi i tyre ndaj robërve të luftës

Komandantët e ushtrive muslimane mësuan nga udhëzimet profetike lidhur me luftën dhe i zbatuan ato në praktikë.

Ndoshta njëri ndër komandantët më të shquar në këtë aspekt që jetoi pas periudhës së halifëve të drejtë, është Jusuf Salahudin Ejjubi.

Gjatë Kryqëzatave ai zuri peng një numër të madh nga ushtria armike.

Atë kohë nuk kishte ushqim të mjaftueshëm dhe për këtë arsye robërve të luftës u kanosej rreziku të vdesin nga uria. Aty u dësht të zgjedh dilemën dhe të vendos për njërin nga dy alternativat, ose t’i linte të vdisnin urie, ose t’u falte lirinë.

I nxitur nga ndjenja islame për të bërë mirë, ai vendosi që t’i lirojë ata, edhe pse po të njëjtit njerëz, më vonë u riorganizuan dhe formuan ushtri, e cila sërish luftoi kundër tij.

Komandanti hero aspak nuk u pendua për atë që veproi dhe preferoi që më mirë të luftojë kundër tyre dhe eventualisht t’i vras ata në fushëbetejë, se sa t’i robërojë dhe t’i lë të vdesin urie.

Për dallim nga ky, gjatë këtyre luftërave një komandant anglez, i premtoi një grupi muslimanësh se nuk do t’i vras nëse ata dorëzohen. Kur u dorëzuan, i tradhëtoi duke i vrarë që të gjithë.

Këtë e vërteton edhe fjala e filozofit francez, Gustav Le Bon, i cili bënë një krahasim midis sjelljes së komandantëve musliman dhe atyre kryqtar, dhe mes të tjerash thotë: “Gjëja e parë që bëri Riçardi ishte vrasja e 3000 robërve muslimanë para kampit të ushtrisë muslimane, të cilët u dorëzuan, pasi që atyre u ishte premtuar se nuk do të vriten. Kur ata u dorëzuan, ai pa kurrfarë hamendjeje i vrau ata.”

Mund të paramendohet se sa është prekur komandanti legjendar, Salahudini bujar, me këtë akt monstruoz, por, njeriu që udhëhiqet me parimet e Islamit, asnjëherë nuk bie pre e emocionit dhe rastit, porse interesin e përgjithshëm e ka gjithmon prioritet dhe Thirrjen islame, gjithmonë në zëmër./KBI-Bujanoc.com/

3040 Shikime