Njeriu qe ikte nga Allahu

03.12.2014

Njeriu qe ikte nga Allahu


Njeriu qe ikte nga Allahu

Është një ditë me shi dhe mjegullat nuk japin shpresë për një të nesërme të mirë. Jeta i është tharë sikur lulet e selvisë në park. Mirëpo, nuk merreshe shumë. Shiu do të kaloj ashtu si edhe jeta.

Një kohë ky njeri kishte emër, tanimë nuk ka. Mbiemri i tij nuk kishte rëndësi – kujt i intereson për të parët e tij? Tani është një “ujk i vetmuar”, jeta i duket e bukur, edhe pse kishte probleme të rënda. Mirëpo ishte i qëndrueshëm, nuk zmbrapsej. E dinte rrugën e tij. Thotë “edhe nëse rrëzohet gjithçka, unë për inati jo”. Një kohë kishte shtëpi, tanimë nuk e ka. Edhe nuk e donte, kush do t’i mirëmbaj njerëzit e  shtëpisë në këtë kohë? Nuk ka as punë as para, mendonte ai.

Një kohë ky njeri kishte edhe namazin, tanimë nuk e ka. Thotë, kush mund të arrij të fal gjithë ato vakte – nuk kam kohë për këtë. Kur të plakem do të falem…” Jeta i dha një shuplakë, pastaj edhe të dytën edhe të tretën. Dhe tani thotë se nuk mund të duroj. U tërhoq nga “biseda me Zotin”. Çfarë sprovash!

Allahu e thërriste çdo ditë që t’i kthehet. E thërriste që Atij t’i tregoj çdo problem dhe hall. Njeriu nuk i kthehej Atij, kthente kokën dhe bënte se nuk dëgjon.

Allahu e priste edhe në errësirën e natës, mirëpo ai përsëri ikte nga Ai. Vazhdonte të flejë apo të mbytet në tymin e duhanit të rëndë deri në agim.

Ja kështu, ky njeri ishte dashuruar me dunjan, natë e ditë. Ajo ishte shoku i tij i pandarë. Ky njeri është njëri në mesin e miliardave. Ata kanë harruar se edhe krahas “ikjes” përsëri do të takohen me Allahun.

Tani as ky njeri nuk është më. Toka e lagur e kishte mbuluar. Baza e jetës së tretur e kishte shtrydhur bashkë me varrin. Jeta kaloi, mirëpo shiu përsëri është këtu. Një shans i ri, një nafak dhe shpresë e re për ata që kanë ngelur. Dhe kështu Allahu thërret ata që ende mund ta ndjejnë shiun  në “bisedë” me Të

Të mos ikim nga Krijuesi jonë kur na thërret tek Ai, me namaz, dua dhe vepra të mira. Duhet ta dimë se në këtë botë jemi me “qira”, jemi qiramarrës të kësaj kohe dhe vendi. Të mos ikim nga pronari i Universit, sepse takimi me Të, në çdo rast do të vij.

Përshtati: Breziiri./KBI-Bujanoc.com/

1043 Shikime