Parlamenti francez voton rezolutën për njohjen e Palestinës

02.12.2014

Parlamenti francez voton rezolutën për njohjen e Palestinës


Parlamenti francez voton rezolutën për njohjen e Palestinës

PARIS (AA) - Parlamenti francez pranoi projekt-rezolutën të paraqitur nga deputetët e Pastrisë Socialiste në pushtet që i kërkon qeverisë "Të njohë Palestinën si shtet", raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin në Asamblenë e Përgjithshme pati 339 vota "pro" dhe 151 vota "kundër". Duke folur para votimit në emër të Partisë Socialiste, François Loncle tha se: "Njohja e Palestinës si shtet do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë dhe paqes së qëndrueshme në rajon”.

 Loncle i cili rikujton se edhe parlamentet e Britanisë dhe Spanjës kanë marrë vendim drejt njohjes së Palestinës, ka theksuar se edhe Franca duke marrë këtë vendim mund të kontribuojë për fillimin e bisedimeve për paqe.

 Christian Jacob, i cili ka folur në emër të Bashkimit të Lëvizjes Popullore (UMP) shprehu mendimin e tij duke pohuar se kjo çështje nuk është në kompetencë të parlamentit dhe se kjo është në kundërshtim me kushtetutën.

 Jacob, tha se duam ta njohim Palestinën pas përfundimit të bisedimeve për paqe. Jacob gjithashtu tha se vendimi i Parlamentit për njohjen e Palestinës nuk ka asnjë fuqi ligjore dhe këtë iniciativë e shikojmë si të "pa-nevojshme".

 U vu re se partitë e tjera radikale të majta e mbështesin projekt-rezolutën. Vendimi i sotëm i Asamblesë së Përgjithshme të parlamentit mbart cilësinë e këshillës, pasi vendimi unifikues për njohjen e Palestinës duhet të merret nga qeveria.

 Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius i cili foli në mbledhjen e kaluar në Parlament për draftin pati deklaruar se Franca duke përmbushur përgjegjësitë e saj do ta njohë Palestinën si shtet. /KBI-Bujanoc.com/

995 Shikime