Marrja e tejemumit për atë që zgjohet pak para lindjes së diellit

23.11.2014

Marrja e tejemumit për atë që zgjohet pak para lindjes së diellit


Marrja e tejemumit për atë që zgjohet pak para lindjes së diellit

Pyetja: Një ditë jam zgjuar pak para se të lindë dielli. Gdhiva xhunub dhe nuk kisha kohw për të ngrohur ujin qw tw kapja sabahun. A më mjafton që të marrë tejemum për të falur sabahun para se të lindë dielli?

Përgjigja nga një grup studiuesish: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin a.s.

Dijetarët e medh’hebit Maliki e kanë lejuar marrjen e tejemumit për atë që zgjohet vonë nga gjumi dhe ka frikë se duke kërkuar ujë apo që të përgatisë atë koha e namazit do t’i kalojë pa e falur.

Por shumica e dijetarëve e kanë refuzuar këtë mendim. Ata bëjnë dallimin ndërmjet (1) atij që zgjohet me vonesë e ka frikë se mos koha e namazit kalon dhe (2) atij që nuk gjen ujë qysh në fillim të kohës ose ka gjetur ujë por ka frikë se duke e përgatitur atë koha i kalon. Në rastin e parë nuk e lejojnë marrjen e tejemumit, ndërsa në rastin e dytë e lejojnë.

Në enciklopedinë juridike kuvajtiane lexojmë: Dijetarët e medh’hebit Maliki e kanë lejuar marrjen e tejemumit kur bën ftohtë dhe uji gjithashtu është i ftohtë, kur vendasi ose udhëtari kanë frikë se mos koha kalon duke kërkuar për ujë apo për ta ngrohur.

Dr. Jusuf El Kardaui thotë: Lejohet marrja e tejemumit kur ekziston uji nëse: njeriu lahet dhe koha e namazit kalon dhe sidomos kur ka nevojë që ta ngrohur atë. Kjo ndodh shpesh në kohën e namazit të sabahut. Megjithatë dijetarët kanë bërë dallimin ndërmjet (1) atij që zgjohet në kohën e namazit të sabahut dhe nuk ka mundësi të lahet dhe ndërmjet (2) atij që zgjohet pak para se të lindë dielli dhe nëse ai lahet i kalon koha. Për të parin e kanë lejuar marrjen e tejemumit, ndërsa për të dytin nuk e kanë lejuar.

Imam Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur të hyjë koha e namazit me daljen e agimit dhe njeriu nuk ka mundësi të lahet e të falet përpara se të lindë dielli për disa arsye si: uji është larg, tualeti është mbyllur, ose është i varfër dhe nuk ka para për të paguar për hyrjen në tualet. Atëherë ai duhet të marrë tejemum dhe të falet në kohë duke mos u vonuar aspak. Por nëse ai zgjohet pak përpara se koha të kalojë. Edhe nëse uji është, duhet të lahet pas daljes së diellit. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve. Sepse për këtë njeri koha e tij konsiderohet në çastin kur ai është zgjuar, ndryshe nga ai person që është zgjuar qysh me daljen e agimit.”

Megjithatë besimtari duhet ta dij se namazi duhet falur në kohën e vet dhe te jet i kujdesshem qe mos ta rrezikon deri ne kohen qe mundet t'i ikën koha e tij, pasi nuk lejohet vonimi i tij derisa të kalojë koha, ka apo nuk ka arsye./KBI-Bujanoc.com/

2042 Shikime