22.11.2014
Edukoni fëmijët tuaj në Islam
Islami deri në kohën dhe vendin në të cilën jetojmë ka arritur gjeneratë pas gjenerate në mënyra të ndryshme dhe në të njejtën kohë nëpërmes të mundit të pashoq të çdo gjenerate të cilat në shërbim të vazhdimit të misionit flijuan gjithçka edhe ate: të menduarit,pasurinë, kohën, familjet e tyre dhe më në fund edhe trupin e tyre fizik.
Për të gjithë këtë vërteton historia e Islamit dhe muslimanëve në përgjithësi. Në këtë mënyrë gjeneratat e mëparshme morrën pjesë aktive në shpjegimin e islamit në çdo një vend dhe kohë me qëllim të kontribuimit të tyre në përhapjen e konstrukitves dhe të së mirës dhe në shkatrimin e të keqes dhe eliminimin e destrukitves me qëllim të lumturisë dhe fatbarëdhësisë së njerëzimit në këtë dhe botën tjetër. I gjith ky frymëzim është marrë nga inspirimi kur/anor se “çdo një gjeneratë do të fitojë ate që e meriton dhe secili do të përgjigjet për ate që ka vepruar dhe kkontribuar në kohë dhe vend”, si dhe “ besimtarë të vërtetë janë të gjitha ata të cilët luftojnë në rrugën e Zotit me pasurinë dhe trupin e tyre”.
Duke marrë parasyshë të gjithë këtë, padyshim se në kohën në të cilën jetojmë gjith më tepër rritet përgjegjësia rreth Islamit dhe shpjegimit të tij në kohë dhe vemd me qëllim që ai të jetë sa më afër njeriut të kësaj kohe si dhe të formohet bazë e vërtetë për kalimin e tij në të a5rdhmen. Këto janë dy elemente pa të cilat nuk mund të paramendohet kryerja e obligimieve tona ndaj Islamit, njerëzimit dhe gjeneratave që vijnë..
Andaj, çështje fundamentale sot për ne është se në çfarë mënyre do t’i qasemi Islamit dhe cila është baza kryesore e cila dotë ishte fundament më i fortë për praktikimin e Islamit në kohën tonë dhe transferimin e tij në kohën që vjen.
Çështje më me rëndësi është formimi i gjeneratave të reja në frymën e shëndoshë islame, duke i përgatitur ato me të gjitha vyrtytet dhe aftësitë profesionale të cilat i kërkon koha në të cilën jetojmë, me qëllim që të jenë të aftë për të qenë bartës të vërtetë të vlerave të Islamit si dhe prezentimin e tyre në skenën botërore. Do të thotë se para çdo një familjeje,respektivisht para prindërve të kohës tonë paraqitet obligimi i dodmosdoshëm e ai është edukimi i fëmijëve në frymën e pastër islame nëpërmesë të të cilit edukim do të vazhdonte në mënyrë të vërtetë dhe përmbajtësore Islami në jetën e përditshme.
Islami, me qëllim,që pjestarët e tij më së miri ta kuptojë këtë, çështjen e edukimit të fëmijëve dhe formimit të tyre, e sjellë në shkallën e imperativit, që do të thotë si çështje kyçe në shoqëri dhe nga e cila çështje varet fati i njeriut në këtë dhe botën tjetër. Ku’ani Famëlkartë për këtë imperativ flet në shumë ajete kur’anore, por këtu do ta cekim këtë:
“O ju që besuat, ruane veten tuaj dhe familjen tuaj prej një zjarri lënda djegëse e të cilit janë njërëzit dhe gurrët…”(Et Tahrim,5)
Muhammedi a.s., si shpjegues i misionit hyjor në kontekst të këtij ajeti dhe i inspiruar nga ky dhe shumë ajete tjera, flet shumë fjalë për këtë çështje por më me rëndësi janë këto hadithe”
“Nuk i len një prind fëmiut të vetë asgjë më të vlefshme dhe më të çmueshme se edukata e mirë”(Transmeton Tirmidhiu).
“Të edukojë secili prej jush fëmiun e vet është më mirë se sa t’u jep të varfërve nga një gjysëm sa’i (3,33 kg. grurë)”.
Para se të thellohemi në këtë është me rëndësi të kuptojmë se kjo është shumë aktuale në kohën në të cilën jetojmë ku me të vërtetë ekziston krizë e madhe morale dhe e mbushur me anomali të ndryshme të kohës të cilët drejt për së drejti sulmjnë gjenin dhe thellë mundohen ta shkatrojnë ate.Por ajo që është më problematike kriza në vetëdijen e prindit të kohës sonë e cila shifet në moskujdesin e tyre për detyrat e veta që i ka ndaj fëmijëve të tyre, ku kësaj çështjeje shumë pak i kushtojnë rëndësi, apo aspak nuk i kiushtojnë rëndësi, duke haruar në fjalët e shenjta të All-llahut xh.sh. dhe të Muhamedit a.s., ose ate e bëjnë të njëanshëm duke ia lënë edukimin e tyre rrugës ku subjekt kryesoi edukimit të tyre është kafeneja, alkoolizmi, prostitucioni, narkomania, droga, bixhozi, etj, dukuri kjo që është strategji e të huajvë dhe armiqëve të Islamit dhe muslimanëve, të cilët mirë e dinë se për të shkatëruar dhe sunduar një popull atëherë duhet shkatëruar moralisht dhe fizikish edhe rininë e atij populli, për arsye se me këtë ke zhdukur ardhmërinë e këtij populli. Kur Islamin edukatën e mirë e numron vlerë më të çmueshme dhe pasuri më të madhe ka për qëllim formimin e një rinie të pastër,të vetëdishme, me një nivel të lartë të përgjegjësisë ndaj gjithçkafit që ai posedon dhe sundon, që do të jetë i vetëdishme për detyrat ndaj Zotit, vtevetiut, tjerëv dhe botës e cila e rrethon rreth e përqark. Sa e sa të rinjë sot shkatrojnë pasuri të mëdha, familje, dështojnë në detyrat e tyre vetëm e vetëm pse nuk janë të përgatitur mirë në sferën e edukimit të tyre. Sa e sa të rinjë sot mu për shkak të mosedukimit të pastër të tyre janë sakrifica të anomalive të ndryshme të kohës dhe janë shkatrues të vetvetit, familjes dhe shoqërisë. Sa e sa të rinjë sot në botë janë subjekte të krimit, vjedhjeve, masakrimeve, narkoman, vrasës, plaçkitës dhe janë problem serioz të shoqërisë dhe shteteve të ndryshme, sa që pa sukses mbeten edhe institucionet e ndryshme psikologjike, sociologjike,pedagogjike, etj. E gjith kjo ndodh vetëm nga shkaku i moskutpimit të rolit të prindërve në edukimin e fëmijevë të tyre, e cila shifet në faktin se prindi i kohës së sodit me gjithçka merret, vetëm me ate që është primare dhe më e shtrenjë e tij – edukimi dhe formimi i fëmiut, aspak nuk merret. Pra, ai me gjithçka merret por me ate që është për te dhe që është i obliguar fetarisht dhe nga koha në të cilën jeton aspak nuk merret. Mu për këtë Kur’ani famëlartë dështimin në këtë çështje e llogarit si dështim i prindit personalisht dhe në të njejtën kohë shkaktar kryesor në dështimin e familjes së tij në përgjithësi. Pra, t’ia lëshosh rrugës edukimin e fëmiut i ngjanë lëshimin e fëmiut të vogël trafikut të dendur, që kuptrohet pra shkatrimit të jetës së fëmiut.
Rreth çështjes së edukimit të fëmiut dijetarët islam në historinë e tyre, pra edhe sot e kanë çështje thelbësore dhe i kushtojnë rëndësi të veçantë duke iu qasur këtij feomeni nga të gjitha aspektet me qëllim që të jenë më efektiv në këtë çështje. Dihet mirë se edukimi i fëmijëve është proces me tipare të rënda që kërkon përgatitje dhe përgjegjësi të lartë. Islami, ndaj çdo një problemi, pra edhe në kët çështje përdor dhe porositë metodën më të natyrshme, hyjnore, racionale që përputhet me natyrën dhe psikologjinë e fëmiut.
Në këtë proces të edukimit të fëmiut kryesisht janë paraparë disa parime kryesore pa të cilat nuk mund ta paramendojmë procesin e edukimit të fëmiut pra, edhe të gjeneratave të reja, si më kryesore do të ishin këto:
1. Edukimi i fëmiut kërkon parapërgatitje të posaçme që fillon prej momentit të lindjes së tij, ndërsa Islami , shkon edhe më largë, këtë e kërkon edhe para lindjes së tij. Pra, Islami çështjen e edukimit të pasardhësve e parashtron prej momentit të kurorëzimit apo martesës së bashkëshortëve, të cilët në momentin e këtij akti, mbi të gjitha duhet të mendojnë se a janë të përgatitur të jenë bashkëshortë të vërtetët me të gjitha tiparet pozitive, për arsye se bashkshortësia sjell menjiherë pasardhësin i cili duhet edukuar, zhvilluar dhe formuar si persona;litet i cili nesër do të jetë në gjendje të inkuadrohet në shoqëri dhe me sukses të jetë bartës i obligimeve të cilat do t’i paraqet koha dhe vendi në të cilin jetojmë. Pra, Islami prej momentit para se të mendohet fëmiu, kërkon nga njeriu se a është i gatshëm të jetë prind dhe të merr mbi supet e veta rolin e edukuesit të fëmiut apo të riut që do të vijë në këtë botë. Për këtë Muhamedi a.s. çdo një të riu nese duhet të zgjedh bashkshorte për nga pasuria,bukuria, fisi, ose edukata e mirë, atëherë I preferon që ta zgjedh ate që ka edukatë të mirë, për arsye se edukata e mirë është ajo që jep garancë se edhe fëmiu do të jetë i edukuar mirë. Muhamedi a.s. përmend bashkshorten, pë rarsye se nëna është shtylla e familjes dhe faktor kryesor në edukimin formimin, dhe zhvillimin normal të fëmijëve, ajo është që lëkund djepin e ardhmërisë dhe edukuese e një populli.
Pra, me edukimin e fëmijëve duhet filluar shumë më heret, për arsye se çdo një fëmijë lind me natyrë të pastër, ai është si fleta e bardhë e cila pranon gjithçka që do t’I jepet asaj. A është sikur hekuri i nxehtë i cili lakohet në çfordo forme që do t’i jepet atij. Për këtë Muhamedi a.s. në një hadith thot:
“ Secili fëmijë lind me natyrë të pastër islame, dhe pastaj prindërit e tij e bëjnë jehud, të krishterë apo mexhus”.
Duke marrë parasyshë këtë Islami preferon që fëmiut të posalindur t’i jepet emër i mirë dhe i bukur, t’i thërritet ezani në veshin e djathtë dhe ikameti në zërin e majtë, e që ndikon mjaft në zemrën dhe shpirtin e fëmiut, që është vërtetuar kohëve të fundit edhe nga shumë analiza shkencore, sipas të cilave fëmiu është fushë shumë e përshtatshme për pranimin dhe vulosjen e shprehive dhe fjalëve në psikologjinë dhe shpirtin e tij. Kjo do të thot se prej momentit të parë fëmiut duhet t’ i ofrohet fjala apo dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç All-lahut, kur dihet se njeriu është i ardhur për të njohur krijuesin e tij, me qëllim që të dallohet nga krijesat tjera dhe në kët mënyrë të njeh vetveten dhe gjithçka që e rrethon ate.
2. Faktori prind është kyq dhe element bazë në procesin e edukimit të fëmiut dhe të riut. Nisur nga kjo Islami kërkon që prindërit të jenë personalitete dhe autoritete të vërteta islam me plot kuptimin e fjalës, për arsye se prindi është më afër fëmiut dhe i vetmi që e përjeton me shpirtë dhe zemër fëimun e tij. Pra, prindi si edukator i parë dhe më kyq sipas metodës islame në edukimin e fëmijëve, duhet të jetë i edukuar vet në frymën islame, që do të thotë të jetë personalitet i vërtetë i mbathur me të gjitha njohuritë që duhet për një prind, pra i edukuar mirë dhe i profesionalizuar me të gjjtha ato vlera të cilat i kërkon procesi i edukimit islam.. Mu për këtë Islami obligon formim intelektual dhe shpirtëror të çdo një individi, ndërsa Muhamedi a.s. në mes tjerash thotë: “Lypja e diturisë është obligim I domosdoshëm- farz për çdo një musliman dhe muslimane.”
Natyra dhe psikologjia e fëmiut është magnetike dhe shumë e përgatitur për të emituar dhe për këtë është shuumë e natyrshme ai gjatë zhvillimit dhe formimit të tij do të pranoj gjithçka që i jep prindi dhe që e shef te ai qoft ajo porzitive,konstruktive, e mirë apo negative, destruktive e keqe. Të rralla janë ato raste kur prindi me të vërtetë e jep maksimumin në edukimin e fëmiut e të mos ketë sukses dhe efekt në këtë. Andaj, formimi i një ambienti pozitiv rreth femiut gjatë procesit të edukimit është tejet me rëndësi, për arsye se ai do të merr ate që e shef dhe dëgjon. Thjesht thënë, do të ishte gabim shumë i madhë dhe i rrezikshëm në edukimin e fëmiut, nëse për sh.embull në vend të fjalës së mirë, fëmiu pandërprerë dëgjon fjalë të ndyta, në vend të veprave të mira dhe pozitive ai dëgjon dhe shef vepra të këqia si vjedhja,rrena, alkolizimin, bixhozi, etj. Ajo që është më tragjike sot shumë prind më tepër gëzohen kur te fëmiu hasin në ndonjë cilësi negative me shprehje se koha është e tillë dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të hetohet. Kjo është një vetëdije e ulët dhe papërgjegjësi për pasojat që mund të dalin nga kjo sjellje e dëmshme dhe e rrezikshme, që është humbje e madhe edhe për prindin po edhe për vet fëmiun. Për këtë Muhamedi a.s. ka thënë:
“Secili prej jush është bari (përgjegjës) dhe secili prej jush do të përgjigjet për tufën e vet”.( Transmeton Buhariu )
Ndërsa Ibni Omeri r.a. ka thënë: “Eduko fëmiun tënd, për arsye se do të pyetesh për ate se si e ke edukuar dhe si e ke mësuar, ndërsa ai do të pyetet a të ka bërë mirë dhe a të ka nderuar”
Dijetari i njohur islam në thënien e tij thot:” Të gjitha ngatresat që rrjedhin nga fëmijët janë rezultat i mospërgjegjësisë dhe moskujdesjes së prindërve ndaj fëmijëve të tyre, nga mos të mësuarit e obligimeve fetare dhe suneteve të pejgamberit të tyre. Fëmijët e këtillë nuk janë të dobishëm as për vetveten, e as për prindërit e tyre”.
Andaj, do të ishte gabim i madhë dhe metodë e dështuar që sjellja e prindit të jetë në kundërshtim me porositë e tij për një edukim të mirë të fëmiut. Pra, nuk mund të pritet edukatë e shëndoshë dhe e plotë islame, nëse lypet nga fëmiu diçka, a veprohet ndryshe, si psh: të edukosh fëmiun të falë namaz, të agjëroj, të mos pijë alkool, të mos rrejë, të mos vjedhë, ndërsa vet prindi nuk falet, nuk agjëron, vjedh, rrenë, pin alkool, etj është një kontradiktë e qartë që dërgon në dështim total, ajo që është më problematike, jo vetëm që nuk mund fëmiu të edukohet, imiton dhe me veti i mer të gjitha ato karakteristika negative që i shef te prindi.
Është tejet e gabueshme teoria se natyra e njeriut nuk ka mundësi të ndryshojë dhe se gjoja ajo mbetet e tillë gjatë tërë jetës, përkunrazi islami vërteton se shpirti I njeriut posedon fuqi, e cila është në gjendje të ndryshojë të keqen te vete njeriu duke e shëndëruar ate në të mirë dhe konstruktive. Ja se çka thot Muhammed Gazali në veprën e tij të njohur me titull: “Ihaju ulumid – dinë”: “ Fëmiu është emanet te prindërit e tij. Zemra e tij është substancë e pandotur. Po qe se në te mbjellet dhe mësohet e mira , ai fëmijë do të jetë në lumturi në këtë dhe në botën tjetër., e nëse mbjellet në te e keqja dhe lihet pas dore edukimi I tij,siç është rasti me kafshët, ai vuan dhe shkatërrohet. Shpëtimi I tij është në edukimin dhe mësimin e vlerave të larta morale”.
Mu për këtë, All-llahu xh.sh. në shumë ajete kur’anore në mënyrë qortuese dhe ironike i drejtohet njeriut-besimtarit i cili i cili bënë ndarjen e teorisë nga praktika, dhe vetëm fjalët boshe i merr si shembull për të edukuar të tjerët. Për këtë në Kur’anin Famëlartë All-llahu xh.sh. thot:
“ O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni ate që nuk e punoni !” (Es Saff,2-3)
“A po i urdhëroni njerëzit në punë të mira, e veten tuaj e haroni”?(El Bekaretu,44)
Dijetari i madhë Imam Ebu Hamid Gazali për këtë fenomen thot:” Fjala e dijetarit nuk duhet të vijë në kundërshtim me veprat e tij, sespse dituria kuptohet me mend, ndërsa veprat shifen me sy. Ata që shohin me sy janë më shumë se sa ata që kuptojnë me mend. Nëse veprat vijnë në kundërshtim me diturinë dhe fjalët e tij, atëherë ndërpritet udhëzimi” (Ihjau Ulumud-din, vëll. I , faq. 58)
Hasan Basriu në një rast ka thënë:”Sjellja dhe morali i një njeriut ndikon tek një mijë njerëz më tepër se fjala e një mijë njerëzve tek një njeri”.
Mire thot një poet i njohur arab:” Mos ndalo nga punët që vet i punon – turp i madhë për ty nëse ashtu vepron”
Në anën tjetër të veprosh ndryshe nga ajo që flet, është njëri ndër faktorët kryesor në shkatrimin e një individi, familjeje, apo populli. Ky veprim i këtillë ka qenë njëri ndër shkaqet kryesor në shkatrimin dhe zhdukjen e shumë popujve nga skena historike. Këtë na e vërteton rasti me Jehudët të cilët morrën mallkimin e All-llahut xh.sh. vetëm pse vepruan në mënyrën e lartëpëmendur.
3. Në procesin e edukimit autoriteti i prindit duhet të jetë i plotë para fëmiut. Pra, qëndrimi i prindit duhet të jetë qëndrim i përgjegjshëm dhe i vetëdishëm për detyrën që ka ndaj fëmiut si dhe për ate që i është dhënë në duartë e tija, kjo nënkutpon mosbarazimi i autoritetit të prindit me ate të fëmiut si dhe vendosshmëri e plotë në procesin edukativ të fëmiut. Kjo nënkupton aktivitet maksimal në formimin e fëmiut të shëqndosh duke qenë i vendosur në mveshjen e fëmiut me ate që është e mirë dhe pozitive. Prindi pandërprerë duhet të dijë se fëmiu për nga natyra gjihtmonë anon kah liria,dëshiron të veprojë në bazë të këtij parimi. Në këtë kohë emocioni është mbi të menduarit e fëmiut dhe ai më tepër vepron në bazë të emnocioneve se sa bindjeve të tija, për arsye se të menduiarit e tij është në zhvillim e sipër, dhe si i tillë është i paaftë t’i kuptrojë sendet në mënyrë të drejtë, kështuqë më tepër ate e udhëheq instinkti dhe emocioni se sa të menduarit e shëndoshë. Kjo kërkon nga prindi të jetë shumë i kujdesshëm se çka duhet t’i ofrojë fëmiut, çka duhet t’i tolerojë dhe çka duhet t’i ndalojë. T’i lejohet liri absolute në këtë kohë dhe fazë është e barabartë t’ia lejoshë fëmiun shkatrimit dhe humbjes. Mu për këtë fëmiut i është dhënë prindi dhe sikur të ishte liria absolute ndonjë faktor pozitiv në edukimin e fëmiut,pa dyshim se fëmiu nuk do të kishte nevojë të ketë prind e as që do të bisedohej për edukimn si proces dhe nevojë e domosdosh, e as që do t’i kushtonte kujdes Islami kësaj çështjeje.
Aliu r.a. në një thënie të tij thotë:”Nuk është jetim ai fëmijë që nuk ka prindër, por jetim i vërtetë është ai fëmijë që është pa edukim dhe pa sjellje të mirë”.
4. Përgatitja e rrethanave dhe kushteve të kohës dhe vendit ku jeton dhe formohet fëmiu. Islam si fe e natyrshme, çështjen e rrethanave dhe ambinetit ku jeton fëmiu e shef si njërën ndër karakteristikat mjaft me peshë në edukimn e fëmiut. Prej këtij fenomeni varet shumë se si do të jetë formimi i personalitetit të fëmiut në procesin e edukimit të tij. Andaj, për një edukim të mirëfilllt islam kërkohet edhe formim i ambientit të pastër dhe të shëndoshë islam. Fëmiu është qenie e lëvizshme dhe normalisht gjatë kësaj lëvizjeje do të ballafaqohet me dukuri dhe fenomene të ndryshme pozitive e negative, të cilat gjatë ballafaqimit normalisht se secila prej tyre len ndikimin e vet. Për këtë, Islami kushton kujdes të veçantë kësaj çështjeje dhe mu për këtë nga shoqëria kërkon, formim të ambientit të pastër islam duke i evituar të gjitha dukuritë destruktive dhe shkatruese për njeriun, e në veçanti për fëmiun, si për shembul: alkoolizimin, narkomaninë, bixhoozin, etj. Përveç, këtij hapi, në të njejtën kohë formimin e institucioneve të ndryshme si ato shkollore, arsimore,informative, edukative, profesionale, dhe shumë të tjerave, por normalisht me një organizim të pastër e të shëndoshë për natyrën e fëmijëve, qëlimi i të cilave do të ishte njoftimi dhe aftësimi i fëmijëve me vlerat kryesore të jetës së tyre dhe obligimet ndaj Zotit, vetvetiut, familjes, vendit, shoqërisë.
Kur’ani Famëlartë me qëllim që më së miri të kuptohet procesi i edukimit të fëmijëve, përveç parimeve universale rreth kësaj çështjeje, në formë të dialogut na rrëfen për ngjarje të ndryshme të mënyrës së edukimit dhe këshillave në mes pejgamberëve dhe fëmijëve të tyre-siç është rasti i Ibrahimit dhe Ismailit, Nuhit dhe birit të tij, etj. Do të ishte shumë ilustrative për gjithë këtë që u tha të citohet këshillimi i Lukman Hekimit që ia drejtoi birit të tij me këto fjalë:
“ Kur Lukmani i tha birit të vet duke e këshilluar:Biri im! Mos i bën shok All-llahut, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe”( Lukman,13)
“O djali im fale namazin, urdhëro në punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gje që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. Dhe mos shtrenbëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. Të jeshë i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit” (Lukman,17-19).
Nga ky rrëfim në formë të porosive dhe këshillave të Lukmanit birit të tij na dalin në shesh konceptet kryesore të cilat duhet t’i përvetësojë fëmiu dhe nëpërmes të cilave duhet të edukohet dhe ta shpreh personalitetin e vet në jetën e kësaj bote dhe të cilat vlera duhet mësuar prindi fëmiut vet, sidomos në fazën kur ai është i gatshëm t’i kuptojë sendet, t’i analizojë ato dhe t’i praktikojë në jetën e përditshme
Andaj, sipas fjalëve të lartpërmendura të Kur’anit famëlartë gjatë procesit të edukimit mbi të gjitha fëmiu apo i riu duhet të ketë vetëdije të lartë mbi praktikimin dhe kultivimin e këtyre parimeve universale:
- Njohja e Krijuesit, respektivisht besimi në njëshmërinë e All-llahut xh.sh., parim ky që menjiherë dallon njeriun nga krijesat tjera dhe në të njejtën kohë demanton të gjitha besimet tjera të gabuara si politeizmi dhe format tjera jo të vërteta të besimit.
- Nënshtrim dhe përkushtim i plotë Fuqisë Absolute – All-llahut xh.sh. duke ju falur atij me bindje të plotë, nëpërmes të cilit përkushtim në praktikë vërtetohet e vërteta se vetëm ai është që meriton adhurim dhe se gjithçka tjetër ëshhtë vetëm mjet për të jetuar.
- Obligimi i të vepruarit mirë duke e bërë ate vlerë të përditshme dhe njiherit vetëdije e lartë për të shkatëruar të keqen, obligime këto që paraqesin bazën kryesore për mirëvajtjen e një bashkësie apo populli.
- Formimi i një personaliteti i cili në veti ka vlerën e durimit karakteristikë kjo që tejkalon çdo pengesë në jetën e përditshme në luftë për të avansuar të mirën.
- Largimi dhe evitimi i cilësisë së mendjemadhësië në jetën e tij si dhe në marrëdhëniet reciproke në jetën e përditshme, për arsye se mendjemadhësia është cilësi negative dhe si e tillë shumë e urrejtur tek All-lahu xh.sh. si dhe të njerëzit në përgjithësi
- Të jetuarit me qëllime të pastërta dhe të sinqerta duke vepruar qetë dhe me maturi ba bërë zhurmë, për arsye se jeta e paqëllimtë dhe e pamatur është karakteristikë e botës shtazore.
Në kohën në të cilën jetojmë kjo çështje është gjith më aktuale dhe kërkon një kujdes shumë më të madhë , qasje serioze dhe me përgjegjësi të madhe. Në vendin dhe kohën tonë. Ndryshimet e fundit sollën hapjen e dyerëve shumë anomalive nga jasht të cilat propagandohen me të madhe nëpërmes kafeneve, mjeteve të informimit, kulturës së importuar nga jasht, pornografisë, shund muzikës, erotikës, lakuriqësisë, prostitucionit në të gjitha anët, shmë e shumë dukuri tjera që në mënyrë të furishme sulmojnë fëmiun dhe të riun tonë. Kjo na obligon që në këtë ambient të flliqur, amoral dhe të rrezikshëm , që kanos të ndytë pastërtinë e fëmiut dhe të riut ton të kemi kujdes, por kujdes i programuar dhe me strategji të posaçme qoft familjar apo institucional.
5. Edukimi i fëmijëve dhe rinsië të jetë konform kërkesave të kohës dhe vendit, edukim ky që do të bëjë përgatitjen e gjeneratave të reja me qëllim që të jenë në gjendje t’u përgjigjen çështjeve dhe kërkesave të reja të cilat kërkojnë zgjidhje konform standardit të zhvillimit të rrjedhave në të gjitha fushta e zhvillimit të njeriut. Pra, prej momentit të parë të kemi parasyshë tipin e një fëmiu i cili duhet thelë të njeh islamin duke u profesionalizuar në sfera të ndryshme fetaro shkencore nëpërmes të cilave zhvillohet njerëzimi. Sot është kohë e teknikës, internetit dhe mjeteve të fuqishme pa të cilat nuk mund të ecet në kohë dhe hapsirë. Pra, te fëmiu duhet mbjellur ve6ëdijen, vullnetin e paluhatshëm për tu profesionalizuar në fusha të ndryshme duke i ndërlidhur ato ngusht me parimet islame me qëllim të inkuadrimit në zhvillimin e vlerave të ndryshme të dobishme për njerëzimin në përgjithësi. Përgatitja dhe edukimi i këtillë do të ishte bazë për një qasje të vërtetë të Islamit duke e shikuar ate nga të gjitha aspektet si për nga ai fetar, moralo-etik, filozofik,sociologjik,artistik,kulturor, etj. Nisur nga kjo H. Aliu r.a. ka thënë : “Edukoni fëmijët tuaj për një kohë që nuk është kohë e juaj”, që do të thotë përgatini dhe edukoni fëmijtë tuaj për koën në të cilën do të jetojnë. Do të ishte dështim i plotë në edukimin e fëmijëve dhe gjeneratave të reja në frymën islame të përdoret metodë e vjetërsuar si dhe vlera tashmë të tejkaluara të cilat nuk përkojnë me aktualitetin dhe kohën në të cilën jetojmë. Kjo do të thoshte të përgatitesh për një kohë e cila tashmë nuk ekziston.
Subjektet kryesor në procesin e edukimit
Marrë parasyshë se fëmiu është ardhmëria e një populli apo mësimi, në lëminë e edukimit duhet përfshirë të gjithë faktorët të cilët sjellin deri te edukimi i mirëfilltë qoft në ate individual apo institucional.
Në fushën institucionale është e domosdoshme që të ngritet niveli i edukimit fetar në suaza të organizimit të BI dhe organeve të saja të cilën tashmë e kemi dhe funskionon e ai është mësimbesimi nëpër mektebe, por padyshim, jo ashtu si që duhet. Këtu ka nevojë për një riorganizim në sferën e punës nëpër mektebe, poashtu edhe në sferën e kuadravae dhe metodës së punës. Kjo mund të jetë rruga e shpëtimit të fëmiut tonë. Në këtë sferë është e patjetërsueshme bashkpunimi i ngusht në mes subjekteve mual-lim, prind dhe fëmijë, bashkpunim ky i koordinuar nëpërmes BI dhe organeve të saja. Për këtë fenomen,vërtetë ka nevojë për një analizë të vërtetë nga ekspertë fetar e pedagogjik për forcimin dhe kultivimin më serioz të këtij procesi.
Hapi i dytë dhe shumë i rëndësishëm do të ishte inkorporimi i mësimbesimit në sistemin arsimor, proces ky që është tejet bashkëkohor dhe mjaft ndikues dhe efektiv në edukimin e rinisë në institucione shkollore. Këtë e ka treguar fakti se mësimbesimi fetar tashmë është inkuadruar në të gjitha shtetet europiane dhe atje tashmë ka një përvojë të madhe dhe ndikim të posaçëm.
Inatitucione e BI dhe faktorët tjerë brenda dhe jasht maksimalisht me metoda të ndryshme dhe adekuate të veprojnë në zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme si tribunat, seminarët për të rinjë, emisione televizive, tema të ndryshme nëpër mjetet e informimit, kontaktet, dhe shumë punë tjera.
Të gjitha këto dhe aktivitete tjera që i kërkon koha dhe vendi do të ishin efektive dhe do të jepnin rezultate në sferën e formimit të një gjenerate të shëndoshë shpirtërisht dhe fizikisht dhe me këtë do të kryenim detyrën tonë me sukses si prind dhe si pjestarë të Islamit. Në këtë ne jemi të vetmit faktor qoft në zhvillimin e të mirës, e rujna Zot edhe në zhvillimin e të keqes.
Me plotë të drejt dijetari I madhë islam Imam Xheuziu thot:
“ Fëmijtë (të rinjtë) janë emanet te prindërit e tyre. Zemrat e tyre janë si guri i çmueshëm që pranon çdo shkrim-gdhendje. Prindërit nëse ua bëjnë shprehi të mirën do të jetojnë me te, nëse ua bëjnë shprehi të keqen do të jetojnë me te.Pra, është e domosdoshme ata të formohen, edukohen, ndërtohen dhe t’u mësohen atyre vlerat morale dhe maksimalisht të mbrohen nga të këqiat dhe dukuritë negative… Vërtetë fëmiu është pjesë e prindit, begati dhe mburje e tij ose mund të jetë ( në rast dështimit në sferën e edukimit të tyre) vështirësi dhe marri. Andaj zgjidh nga pjesa e yte atë që dëshiron”
Pra, prindi është faktor i parë dhe i fundit dhe si i tillë kryesor në procesin edukativ për formimin e një fëmiu të shëndoshë. Te ai është shërimi dhe smundja. Për këtë me të drejtë një poet i madhë islam thotë:
“ Shërimi është te ti, por ti nuk e sheh
Sëmundja është nga ti por ti nuk e ndjen
Ti, njeri mendon se je një trup i vogël
E te ti është përfshirë kosmosi i tërë “
Në fund, eshtë e nevojshme dhe e domosdoshme që të jemi të vetëdishëm dhe të bindur se edukimi i fëmijëve në frymën islame është begati e madhe si për fëmiun poashtu edhe për prindin, familjen dhe shoqërinë në përgjithësi. Edukim islam është stoli e cila zbukuron njeriun dhe a pasuron ate në çdo aspekt. Është shok i pandarë në vetmi, disponim i këndshëm në hidhërim, krenari në nënçmim, shpresë në momementet më të vështira të jetës, udhëzim për të qenë në shërbim të familjes, popullit që i takon dhe vatanit ku jeton.
/KBI-Bujanoc.com/
4827 Shikime