Zëvendëskryeministri turk: Gjendja në Kuds më e keqe se gjatë luftës së vitit 1967

13.11.2014

Zëvendëskryeministri turk: Gjendja në Kuds më e keqe se gjatë luftës së vitit 1967


Zëvendëskryeministri turk: Gjendja në Kuds më e keqe se gjatë luftës së vitit 1967

Zëvendës kryeministri turk Numan Kurtulmus tha se gjendja e Jeruzalemit, ose Al-Kudsit për muslimanët, është më e keqe se gjatë luftës së vitit 1967.

"Situata aktuale në Al-Kuds është jashtëzakonisht e ndjeshme. Nuk shtojmë asgjë nëse themi se se kushtet janë më keq se ato në vitin 1967", tha Kurtulmus në një vizitë në zyrën e Agjencisë Anadolu në kryeqytetin maroken Rabat.

Agresioni i fundit izraelit kundër Al-Kudsit dhe xhamisë Al-Aksa ka sjellë rajonin në një prag kritik, tha Kurtulmus.

Vërejtjet e tij erdhën një javë pasi kompleksi Al-Aksa në Kuds u sulmua nga një grup i kolonëve hebrenj dhe forcat e sigurisë izraelite.

Kurtulmus deklaroi se Izraeli ka ruajtur pushtimin e territoreve palestineze nga viti 1967 duke u mbështetur në fuqinë e vetos së Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Izraeli është duke përdorur Jeruzalemin si kryeqytetin e tij de facto, dhe hap pas hapi duke punuar për dëbimin e plotë të muslimanëve nga Kudsi lindor. Përpjekjet për të hebrejizuar Kudsin me vendbanimet e paligjshme hebraike kanë nisur qysh moti” shtoi zëvendëskryeministri.

Të mërkurën, një komision i planifikimit izraelit ka miratuar planet për të ndërtuar 200 njësi të reja në rajonin të qytetit.

Zëvendëskryeministri turk gjithashtu tha se “patronazhet e huaja” janë duke penguar vendosjen e sanksioneve kundër shtetit hebre, edhe në qoftë se i OKB-ja do të vendoste sanksione të tilla./mesazhi/

1315 Shikime