Për të gjithë ata që festuan Hallowinin "Pendohuni sa më shpejt"

01.11.2014

Për të gjithë ata që festuan Hallowinin "Pendohuni sa më shpejt"


Për të gjithë ata që festuan Hallowinin

Shkruan Mr.Ragmi Destani

Të gjithë ata që dolën të festojnë 'natën e shtrigave' ata festuan: Adhurimin e djallit - përkujtimin e zotit të vdekjes - ditën e të vdekurve - lojën me shpirtërat e vdekur - ndezjen e zjarreve etj.
Kjo pra simbolizon festën e vitit të ri për adhuruesin e djallit - shejtanit-.
Të gjitha këto që u përmendën janë festa me bazë dhe bindje fetare të idhujtarisë të para erës sonë.
Ata që dolën dhe festuan këtë, u solidarizuan me djallin, me armiqtë e Zotit, me adhuruesit e zjarrit etj. 
Të gjitha këto veprime janë rreptësisht të ndaluara, dhe nëse dikush i bënë me bindje se janë veprime normale dhe të lejuara, atëherë mund të kenë dalë plotësisht prej fesë,,, e nëse i nxen vdekja pa u penduar ,, atëherë mund të vdesin pa imanë dhe përfundojnë në xhehenem përgjithmonë.
Ata që festuan,, pastaj familjarët e fëmijëve , por edhe vetë fëmijët ose të rinjtë; obligohen që të pendohen te Zoti ,, të ripërtrinë imanin -besimin- e tyre dhe të vendosin që të mos e përsërisin më kurrë këtë gabim.
Kushtet e pendimit janë: 1. Pranimi i gabimit - 2. Ndërprerja e gabimit dhe 3. Vendosmëria që të mos e përsërisë më kurrë atë gabim.
Kurse ripërtrirja e besimit -imanit- bëhet dike e shqiptuar me bindje shehadetin . 
" Esh'hedu en la ilehe il-lallah we esh'hedu enne Muhammeden abduhu we resuluh "
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut - dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. /KBI-Bujanoc.com/

1109 Shikime